By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lukashenka fal edhe 32 të burgosur politikë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Lukashenka fal edhe 32 të burgosur politikë
Bota

Lukashenka fal edhe 32 të burgosur politikë

admin
Last updated: 20/11/2024 23:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Alyaksandr Lukashenka, lideri autoritar i Bjellorusisë, ka falur edhe 32 të burgosur politikë, sipas kanalit proqeveritar në Telegram Pul Pervogo, edhe pse vlerësohet se 1.300 aktivistë opozitarë vazhdojnë të jenë prapa grilave në Bjellorusi.

Identiteti i të burgosurve të falur nuk është zbuluar, por sipas raportimit, të gjithë kishin qenë të dënuar për ekstremizëm, akuzë që gjerësisht është përdorur kundër aktivistëve politikë.

Sipas kanalit në Telegram, në mesin e të falurve ishin 24 burra dhe tetë gra dhe nëntë nga ta ishin mbi moshën 50-vjeçare.

Vendimi për falje nënkupton lirimin e individëve nga vuajtja e dënimit të tyre, por jo edhe heqja e akuzës nga regjistrat për të kaluarën e tyre kriminale. Ata do të vazhdojnë të monitorohen nga Ministria e Brendshme, u tha në raportim.

Kjo është hera e gjashtë gjatë këtij viti që Bjellorusia fal të burgosur politikë, duke bërë që në total deri më tani të jenë falur 178 persona. Më herët gjatë këtij muaji, 31 të burgosur politikë u falën.

Vendimi i fundit për falje vjen pas shtypjes së ashpër të disidencës, pasi Bjellorusia u përball me protesta masive më 2020, kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Lukashenka u përgjigj me shtypje të fuqishme të protestave, duke detyruar të paktën 13.000 persona të largoheshin nga vendi.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, afër 1.300 të burgosur politikë vazhdojnë të jenë në burgjet bjelloruse dhe në mesin e tyre ka edhe gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Bjellorusia pritet të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale në janar të vitit 2025 dhe Lukashenka gjerësisht pritet të shpallet fitues.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vendet evropiane që ndalojnë të vozisni me xhaketë ose pallto dimërore
Next Article Delegacioni i Parlamentit Bavarez të Gjermanisë zhvilloi takime zyrtare në Kuvendin e Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?