By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Lulet i kanë përgatitur prej kohësh”, avokati i familjes së Liridonës tregon dëshirën prekëse të dy fëmijëve të saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Lulet i kanë përgatitur prej kohësh”, avokati i familjes së Liridonës tregon dëshirën prekëse të dy fëmijëve të saj
Kosovë

“Lulet i kanë përgatitur prej kohësh”, avokati i familjes së Liridonës tregon dëshirën prekëse të dy fëmijëve të saj

admin
Last updated: 28/11/2026 14:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 nëntor, Argument – Avokati Leutrim Syla, përfaqësues i familjes së Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe dënimin me 30 vjet burgim për Kushtrim Kokallën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Syla ka ndarë emocionet e tij gjatë procesit gjyqësor, duke rrëfyer edhe një moment të veçantë që lidhet me dy fëmijët e Liridonës, Dionin dhe Diarin.

Ai ka treguar se gjatë procesit gjyqësor, fëmijët kishin kërkuar që një rrobë e tyre, me emrat e të dyve, t’i dërgohej te varri i nënës së tyre.

“Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre. Sidoqoftë, rroba u dërgua tek varri, dhe fotografitë ngushëlluese iu dërguan dy engjëjve të Liridonës”, ka shkruar Syla.

Avokati ka rrëfyer edhe takimin me Dionin, pas vendimit të shkallës së parë, ku sipas tij, vogëlushi e kishte falënderuar për përfaqësimin e nënës së tij dhe të familjes.

“Në një ambient të përshtatshëm pata mundësinë ta takoj Dionin. ‘Faleminderit’ më tha, duke më njohur si avokat të së ëmës e të tyrin për çështjet në Suedi. U kaplova nga lotët, por u kurseva nga sytë e tij”, ka rrëfyer ai.

Syla ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit përbën një moment të rëndësishëm për familjen, duke shpresuar që Dioni dhe Diari së shpejti të kenë mundësinë të afrohen fizikisht me varrin e nënës së tyre.

“Sot, u vulos verdikti në shkallë të dytë. Shpresoj që shpejt Dioni e Diari do të mund të afrohen edhe fizikisht me Liridonën, e t’i sjellin lulet që i kanë përgatitur shumë kohë më parë”, ka shkruar avokati.

Ai ka falënderuar gjyqtarët, Prokurorinë, hetuesit policorë, ekspertët dhe të gjithë profesionistët që kontribuuan në këtë proces gjyqësor.

Në reagimin e tij, Syla ka theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të ligjit, duke thënë se rasti dëshmoi se askush nuk duhet të jetë i paprekshëm para drejtësisë.

“Ishte vetëm një rast në aspektin procedural penal. Por po ashtu tregoi se as një i ‘ashtuquajtur’ këshilltar politik, as një ‘ushtar i rregullt’ e as një i paguar e i premtuar se do të mbrohej nga të fortët, nuk është i paprekshëm nga zbatimi i së drejtës dhe fuqisë së ligjit”, ka deklaruar ai.

Në fund, avokati ka theksuar se angazhimi për drejtësi duhet të vazhdojë, duke e cilësuar këtë kauzë si një mënyrë për të nderuar kujtimin e Liridona Ademajt.

“Lufta për drejtësi duhet dhe do të vazhdojë. Kjo kauzë ju bëftë dritë e përjetshme Liridonës, qetësi shpirtërore dy engjëjve e familjes së saj”, ka përfunduar Syla.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Janë vra sepse ishin UDB-ashë” – reagon Abdixhiku: Kanë agjendë luftën kundër Lidhjes Demokratike
Next Article Shtatë persona arrestohen për vozitje pa patentë në 24 orët e fundit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?