By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
Kosovë

Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

admin
Last updated: 01/09/2026 13:51
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka folur para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike në vend, konstituimi i Kuvendit dhe çështja e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Lushaku tha se në mbledhjen e sotme do të diskutohet edhe emri i presidentit. “Kështu që sot do të kemi me u taku edhe me diskutuar bashkë edhe emrin e presidentit, edhe zhvillimet politike, edhe konstituimin e Kuvendit e të gjitha institucioneve sa më shpejt që është e mundur. Edhe kaq”, tha ajo.

E pyetur për zërat brenda LDK-së se disa deputetë nuk do ta votojnë presidentin dhe nëse emri i propozuar paraprakisht e ka marrë dritën e gjelbër nga secili deputet i LDK-së, Lushaku tha se kryetari dhe ekipi negociues kanë pasur autorizime të plota.

“Shiko, ne kemi autorizuar kryetarin edhe ekipin për me negociuar edhe ata kanë pasur autorizime të plota për të bërë edhe propozime edhe për t’i diskutuar emrat. Tani po diskutojmë edhe në një rreth edhe më të gjerë. Kështu që është proces krejt normal. Nuk mundet me qenë, si me thënë, për aq kohë sa nuk ka dakordësi, nuk ka mundësi si diskutohen shumë emra”, u shpreh ajo.

Lushaku tha se nuk e kishte ditur paraprakisht emrin e kandidatit para se ai të bëhej publik nga grupi parlamentar. “Jo, shiko, po të them që kur ka autorizime, ka disa persona që kanë autorizimet partiake edhe diskutojnë edhe negociojnë në emër të partisë. Edhe kështu ka qenë ky zhvillimi. Domethënë është gjithmonë normale kjo që ndodh”, tha deputetja.

Sa i përket kandidatit për president, Bekim Sejdiut, Lushaku deklaroi se ai e ka votën e saj.

 “Po. Domethënë, kandidati i propozuar është profesor fakulteti. Bekim Sejdiu është edhe kolegu im në Universitetin e Prishtinës prej kohësh. Është një person që ka bartur peshë edhe ka qenë pjesë e procesit të shtetformimit edhe pastaj edhe të zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë edhe të diplomacisë. Prandaj i bart të gjitha cilësitë të cilat mund t’i bartë një president. Mendoj që edhe nga aspekti i integritetit dhe unitetit qytetar është dikush që mund ta përfaqësojë Kosovën në mënyrë shumë të dinjitetshme, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat politike, duke pasur parasysh që Kosova nuk ka institucione tash e dy vjet — institucione me fuqi të plota që bëjnë politikën e Kosovës. Është imediate që t’i kthehemi institucioneve dhe t’i sigurojmë qytetarëve një stabilitet politik dhe, si rrjedhojë, unë do ta mbështes këtë kandidaturë për t’i dhënë institucione vendit”, deklaroi Lushaku.

E pyetur nëse do të merren masa ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në votim apo nuk bëjnë kuorumin, Lushaku tha se vendimi i takon secilit deputet.

“Jo, është përgjegjësi e secilit deputet që të vendosë në fund të fundit veç e veç. Por ne s’duhet të harrojmë që ne jemi pjesë e një platforme politike dhe një partie politike që mbështesim aty. Por nuk është vetëm LDK-ja që duhet ta votojë apo jo. Kjo ka qenë një marrëveshje, si me thënë, në mes të LDK-së dhe VV-së, por kandidatura do të hidhet për gjithë Kuvendin e Kosovës. Pyetja është për të gjithë deputetët dhe për të gjitha partitë politike. Tani a sigurohet shumica varet edhe prej secilit deputet të Kosovës. Ne tek e fundit analizojmë secili dhe e kemi përgjegjësinë tonë për të dhënë llogaridhënie publike ndaj votuesve tanë pse e kemi votuar ose pse nuk e kemi votuar. E besoj që është edhe përgjegjësi individuale edhe karshi shtetit të Kosovës”, shtoi Lushaku.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “13-vjeçari lufton për jetën”, Toshkovski: Edhe i dyshuari për plagosjen në Çair është i mitur
Next Article Blake Lively dhe Ryan Reynolds shfaqen bashkë në New York pas zhvillimeve të fundit në betejën ligjore me Justin Baldoni
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?