By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lypsarë në çdo kënd, interesimi e kujdesi mungojnë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Lypsarë në çdo kënd, interesimi e kujdesi mungojnë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Lypsarë në çdo kënd, interesimi e kujdesi mungojnë!

admin
Last updated: 02/04/2024 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 prill – Politikanët në çdo katër vite apo thënë më saktë në çdo periudhë parazgjedhore shndërrohen në lypsarë që lypin besimin e qytetarëve, votën. Por, që pasi ta marrin këtë që e lypin edhe po i lype me “Interpol” vështirë të gjenden, Largohen nga qytetarët fokusohen në privilegje dhe jetë luksoze. Pra, nga lypsarë para zgjedhjeve shndërrohen në “zengina” pas zgjedhjeve. Që në fakt hallin e lypsarëve apo nevojtarëve të realt më së miri duhet ta kuptojnë këta politikanë, por nuk po ndodh kështu. Numër i madh i qytetarëve të këtij vendi po vërshojnë kënde të ndryshme me copë kartoni në duar për të kërkuar lëmoshë. Numri i tyre është rritur dukshëm gjatë muajit të Ramazanit, ku solidarizimi i besimtarëve mysliman nuk mungon. Por, këta qytetarë kanë nevojë për ndihmë që zgjidh problemin e tyre në kohë permanente dhe jo të holla sa për të blerë një copë buke, e këtë duhet ta bëjnë politikanët, shkruan Zhurnal.

Lypsarë të shumtë rrugëve të çarshisë e sheshit – 

Çarshia e Shkupit është vërshuar me lypsarë të shumtë të cilët udhëtojnë edhe nga qytetet tjera të vendit për të kërkuar lëmoshë nga kalimtaret dhe vizitorët e Çarshisë, sidomos tani gjatë muajit të Ramazanit. Paratë që grumbullojnë nga qytetarët shkojnë deri në 50 euro fitim. Vetëm në Çarshi dhe Qendër të Shkupit numri i lypsareve është rreth 170 për çdo ditë, thonë nga organizata “Ndërtojmë Ardhmërinë”.

“Tani në Çarshi dhe qendër kemi rreth 170 lypsarë të cilët i sjellin në ora 5:00 të mëngjesit me furgon. Nëse më herët ishte 50 tani është nga 150 deri në 170, në të gjithë Çarshinë, në qendër, tek përmendoret rreth kishës”, Ilija Jovanoviq, kryetar i organizatës “Ndërtojmë ardhmërinë”.

Kjo qasje duhet të kontrollohet nuk mundet që njerëz që qëndrojnë në prapavijë të pasurohen nga lëmosha që kërkojnë fëmijë të mitur. Prandaj, organet e shtetit saktësisht MPB duhet të hetojë në detaje se nëse ekziston një klan i tillë duhet të zhbëhet sa më shpejt që është e mundur dhe fëmijët të kthehen në kujdes social, në të kundërtën lejohet në mënyrë publike keqpërdorim i fëmijëve. 

Pretendimet për ekzistimin e një klani të tillë e prishin edhe hapësirën e nevojtarëve të realt e të vërtetë. Sepse, qytetarët po dëgjojnë kudo e nga kushdo që mos jepni të holla sepse këta nuk kanë nevojë por janë të punësuar për të qenë lypsarë, dhe këtu bie ndesh humanizmi dhe keqpërdorimi i mundshëm. Kjo situatë kaotike vjen si pasojë e mos veprimit të institucioneve përgjegjëse. 

Për të ulur varfërinë duhet që ndihma sociale të jetë e barabartë me pagën minimale – 

Ndihma sociale duhet të rritet me rritjen e inflacionit. Kur kostoja e jetesës rritet muaj pas muaji, më të cenuarve nuk mund t’u jepet një lëmoshë. Për t’i nxjerrë këta njerëz nga varfëria, duhet t’u jepet të paktën paga minimale. Ky është mesazhi kryesor nga analiza e efekteve të reformës sociale të vitit 2019. Tregon se ndryshimi i qasjes dhe mënyrës së pagesës dha efektet e dëshiruara, ndonëse për shkak të krizës Covid dhe inflacionit, numri i të varfërve nuk u ul në mënyrë drastike.

“Tarifat sociale rriten shumë më pak se paga minimale ose pensionet. Meqenëse inflacioni erdhi shumë shpejt dhe mirëqenia nuk ishte e lidhur me një tregues real, ne sugjerojmë që ajo të lidhet me inflacionin. Dhe mire qe është e koncentruar, jo si dikur, jepi 500 denarë për këtë, pastaj 700 për këtë. Jepini atij ndihmë të garantuar, jo një lugë” tha Vanço Uzunov, profesor universiteti.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Reforma trefishoi numrin e njerëzve që marrin ndihmë sociale, por numri i të varfërve ra me 1 deri në 2 për qind. Prandaj sugjerohet që në vend të masave populiste – siç është ndihma për fëmijën e tretë, paratë të caktohen për fëmijët e familjeve të pafavorizuara.

“Nëse nuk keni para për të paktën një vakt të nxehtë në ditë, kjo do të thotë se ndihmat duhet të rriten”, thotë Paul Sutts, autor i Analizës.

Autorët e analizës sugjerojnë se asistenca sociale nuk duhet të ndërpritet nëse përfituesit fillojnë të punojnë. Aktualisht, shumica e njerëzve për të mos humbur ndihmën prej 6,7 mijë denarë në muaj, punojnë ilegalisht. Në këtë mënyrë, përveç stimulimit të ekonomisë gri, autoritetet nuk kanë një numër të saktë nëse dhe kur këta persona do të dalin nga pragu i varfërisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zbutja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë sepse pagat që marrin janë të pamjaftueshme në përballje me krizën e thellë ekonomike, e që është më shumë se kaq e shumëfish. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 25-vjet nga masakra në familjen Vejsa, Osmani: Djegia e fëmijëve për së gjalli është e vërteta e Serbisë
Next Article “Ishte e pashmangshme që Mbappe të përfundonte në klubin më të madh në histori”, ylli spanjoll flet pa dorëza

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?