By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mac Allister zbulon se kush ishte lojtari që i tregoi atij se Klopp po largohet nga Liverpooli
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Mac Allister zbulon se kush ishte lojtari që i tregoi atij se Klopp po largohet nga Liverpooli
Sport

Mac Allister zbulon se kush ishte lojtari që i tregoi atij se Klopp po largohet nga Liverpooli

admin
Last updated: 09/12/2024 10:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Alexis Mac Allister ka zbuluar se ishte Mohamed Salah ai i cili i dha lajmin atij për vendimin e Jurgen Klopp për t’u larguar nga Liverpooli në janar, duke shtuar se ky lajm befasoi të gjithë ekipin.

Klopp kishte njoftuar publikisht të premten e 26 janarit se do të largohej nga ‘Anfield’ në fund të sezonit dhe këtë ua kishte bërë të ditur lojtarëve në një takim pak kohë para se zyrtarët e klubit ta organizonin një konferencë për shtyp. 

Mac Allister zbuloi se si kishte qenë i informuar për qëllimet e Kloppit më herët këtë vit nga Salah, vetëm pak para se trajneri ta komunikonte vendimin e tij para lojtarëve. 

“Ishte mjaft e çuditshme dhe kur mbërrita në stërvitje isha afër Salah në zhveshtore kështu që e pyeta se çfarë po ndodh se ai më tha se trajneri po largohet”. 

“Nga Mo Salah, po. Por ishte një befasi sepse askush nuk e priste këtë. Mendoj se gjatë asaj kohe ne ishim në vend të parë ose të dytë në ligë kështu që ishte një moment i mirë dhe nuk kishte ndonjë arsye për t’u larguar”. 

“Por po, ne kishim një takim dhe ai na shpjegoi se do të largohej dhe ne duhej ta pranonim këtë”, ka thënë argjentinasi. 

“Mendoj se të gjithë ishin të shokuar sepse askush nuk e priste këtë. Përse po largohet ai? Por ne e kuptuam se ishte vendimi i tij, ai po largohej dhe ne e respektuam atë dhe ai e fitoi të drejtën për të bërë çfarëdo që dëshironte”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rudina Hajdari rrëfen përplasjet me Berishën: Pse jam distancuar nga PD
Next Article Paraburgim për një person nga Shkupi, dyshohet për plaçkitje dhe vjedhje të rënda

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?