By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Macron ka shprehur mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE”, ambasadorja franceze: Vendit i duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Macron ka shprehur mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE”, ambasadorja franceze: Vendit i duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme
Shqipëri

“Macron ka shprehur mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE”, ambasadorja franceze: Vendit i duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme

admin
Last updated: 12/03/2024 12:23
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ambasadorja franceze në vendin tonë, Catherine Suard deklaroi nga Shkodra se mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Diplomatja Suard theksoi se presidentit Emannuel Macron gjatë vizitës së fundit në vendin tonë ka shprehur mbështetjen e Francës për Shqipërinë, duke shtuar se “po punojmë për këtë”. Por, theksoi ajo, “Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme”.

“Ju i referoheni ngjarjeve të shkuara por dua t’ju them se Franca nuk është se ka bllokuar procesin e integrimit të BE në Shqipëri por ka kërkuar një qasje për një metodologji të re.

Do doja të përmendja vizitën e Macron në Shqipëri sëfundmi dhe ai gjatë gjithë vizitës së tij ka përmendur mbështetjen e Francës për Shqipërinë sa i përket integrimit në BE.

Gjatë këtij mandati që sapo e kam filluar jemi në mbështetje të integrimit të Shqipërisë dhe po punojmë për këtë. Dëshiroj të nënvizoj edhe vizionin që kemi për Europën, për një Europë të fortë dhe normalisht edhe një Shqipëri të fortë.

Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpeshta”, tha ambasadorja franceze teksa po merr pjesë në një aktivitet në fakultetin e gjuhëve të huaja në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Volkswagen prezanton edicionin Polo Robust për fermerët brazilianë
Next Article Rikthehet Mercedes AMG E-Class 53, por tashmë si model elektrik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?