By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Malaj: Paga mesatare në sektorin publik 987 euro, 15% më shumë se në 2023-shin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Malaj: Paga mesatare në sektorin publik 987 euro, 15% më shumë se në 2023-shin
Shqipëri

Malaj: Paga mesatare në sektorin publik 987 euro, 15% më shumë se në 2023-shin

admin
Last updated: 11/12/2024 15:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Paga mesatare bruto në sektorin publik, në tremujorin e tretë 2024 arriti në rreth 987 euro, ose rreth 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministri i Financave Petrit Malaj në një konferencë sot për mediet tha se, “reforma në sistemin e pagave që nisi në 2013 dhe vazhdoi edhe në 2024, sot konsiderohet një objektiv i arritur dhe i përmbushur nga qeveria”.

Sipas tij kjo reformë e rritjes së pagave në sektorin publik pati në efekt financiar në 40 miliardë lekë, ose 400 milionë euro.

Gjatë konferencës për mediet, Malaj tha se pagat në sektorin privat rregullohen nga Kodi i Punës dhe nuk mund të ketë ndërhyrje nga shteti për këtë.

Ministri theksoi se, “qëllimi kryesor i qeverisë Rama, ishte që të mbështeste një punësim cilësor dhe të kishim ndër pagat më konkurruese në rajon. Sot ne e kemi përmbushur objektivin duke arritur të përmirësojmë ndjeshëm pozicionin tonë në Rajon”.

Sipas tij, me reformën që ndërmorëm ne kemi siguruar një pagë më të lart në të gjithë sistemin arsimor, shëndetësor dhe paga më të larta në sistemin e mbrojtjes sigurisë dhe rendit.

“Paga mesatare mujore bruto e përgjithshme e cila përfshin sektorin publik dhe privat është rritur nga 45 mijë lekë që ishte në vitin 2013, në 77 669 lekë për 3-mujorin e tretë 2024”, tha Malaj.

E konvertuar në euro, vijoi ai, shifrat janë respektivisht në 2013, paga mesatare mujore 322 euro dhe në vitin 2024, 791 euro me një rritje 2,3 herë më shumë.

Sa i takon pagës mesatare në sektorin publik ajo është rritur nga 52 mijë lekë që ishte në 2013, në 96 mijë e 856 lekë për 3-mujorin e tretë 2024. E konvertuar në euro me kursin respektiv të të dy viteve kemi në 2013, paga bruto në sektorin publik ishte 372 euro dhe në 2024, paga mesatare bruto 987 euro me një rritje 2,4 herë më shumë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Malaj tha se, reforma e rritjes së pagave ka prekur sektorët kryesorë në vendin tonë.
Konkretisht, vijoi ai, paga mesatare në sektorin e arsimit, paga për mësuesit në arsimin parauniversitar arriti në mbi 103 mijë lekë në muaj nga 62 mijë lekë në 2013. Gjithashtu në sektorin e shëndetësinë paga mesatare për mjekët llogaritet në masën 150 mijë lekë, nga 70 mijë e 594 lekë në muaj, që ishte ne vitin 2013.

“Paga mesatare për një infermierë sot llogaritet në 87 mijë lekë nga rreth 40 mijë lekë që ishte në 2013. Në sektorin e sigurisë dhe rendit dhe gjithë stafin policor në vend, me reformën që u ndërmor në vitet 2023 -2024, paga mesatare rezultoi me rreth 106 mijë lekë pa përfshirë të gjitha përfitimet që ata marrin siç është ushqimi, uniforma etj.
Ndërsa për mbrojtjen paga mesatare për forcat e armatosura është rritur me 95 mijë lekë në muaj”, deklaroi ministri Malaj

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article VanHorn në Apelin e GJKKO: Vendimet e gjyqtarëve, jetike për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri
Next Article Anisa dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat kryesore të shtëpisë – a do të ketë eliminim?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?