By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Man Utd i hapur t’i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Man Utd i hapur t’i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin 
Sport

Man Utd i hapur t’i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin 

admin
Last updated: 30/04/2024 10:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

E ardhmja e Marcus Rashford te Manchester United nuk është e sigurt dhe ai mund të largohet në fund të sezonit nga Old Traford.

Sulmuesi anglez nuk është se ka pasur formën më të mirë këtë edicion, ku në 40 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar vetëm tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Siç ka raportuar mediumi anglez The Telegraph, Manchester United do të ishte i gatshëm të dëgjonte ofertat për sulmuesin e talentuar anglez, duke hapur kështu mundësinë e një largimi që ka ndezur interesin e gjigantëve evropianë si PSG, Tottenham dhe Bayern Munich.

Për Paris Saint-Germain, Rashford përfaqëson një opsion të kalibrit të lartë për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Kylian Mbappe, i cili është afër përfundimit të kontratës dhe largimit si lojtar i lirë.

Bordi parisien sheh te anglezi jo vetëm një zëvendësues të përshtatshëm, por edhe një aset që do të forconte fuqinë e tyre sulmuese për garat e ardhshme.

Nga ana tjetër, Tottenham Hotspur nuk dëshiron të mbetet prapa në garën për të marrë shërbimet e sulmuesit të gjithanshëm.

Nën drejtimin e trajnerit të tij Ange Postecoglou, klubi londinez po kërkon të forcojë repartin ofensivë dhe Rashford del si një opsion tërheqës falë aftësisë së tij për të performuar si anësor në të dy krahët dhe në pozicionin e sulmuesit qendror.

Ndërkohë, Bayern Munich po ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve. Me largimin e mundshëm të Leroy Sane në horizont, skuadra bavareze e konsideron Rashfordin si një kandidat të mundshëm për të përforcuar skuadrën e tyre.

Megjithatë, vendimi përfundimtar mund të kushtëzohet nga lëvizjet në tregun e transferimeve dhe nevoja për të siguruar një zëvendësim të përshtatshëm përpara se të humbet Sane.

Me një çmim të vlerësuar prej 80 milionë euro dhe një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, Marcus Rashford qëndron si një nga objektivat më të lakmuar në treg dhe fati i tij premton të jetë në qendër të vëmendjes në javët në vijim.

You Might Also Like

Zgjati kontratën me Bayern, Kane: Duam të dominojmë në Gjermani, por të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve

Liverpooli përgatitet për jetën pa Van Dijkun, në listë janë katër emra të mëdhenj

Infantinos nuk duhet t’i lejohet të bëhet përsëri president i FIFA-s?

Magjia e minutave shtesë, Real Madridi vendos rekord historik në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich zyrtarizon rinovimin e kontratës me Harry Kane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Valla më mbyti ‘mësyshi’”, Vesa Vallasaliu shpjegon për ‘aksidentin’ që pësoi me veturën e saj luksoze
Next Article “Ndihesha përgjegjës për atë që po ndodhte në janar”, Xavi për qëndrimin e tij te Barcelona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?