By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Man Utd zbulon shifrën e çmendur të parave që duhet t’i paguajnë Ruben Amorimit pasi e shkarkuan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Man Utd zbulon shifrën e çmendur të parave që duhet t’i paguajnë Ruben Amorimit pasi e shkarkuan
Sport

Man Utd zbulon shifrën e çmendur të parave që duhet t’i paguajnë Ruben Amorimit pasi e shkarkuan

admin
Last updated: 27/02/2026 16:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manchester United ka zbuluar shumën që mund të përfundojë duke paguar për shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim muajin e kaluar.

United e liroi Amorim nga detyra një ditë pas barazimit 1-1 me Leeds United në stadiumin ‘Elland Road’. Portugezi kishte kritikuar drejtuesit e klubit dhe mënyrën e menaxhimit, ndërsa u shkarkua pas ndeshjes së tij të 63-të në krye të skuadrës.

Michael Carrick u emërua si zëvendësues i përkohshëm deri në fund të sezonit dhe ka arritur ta ngjisë United në vendin e katërt në tabelë pas gjashtë ndeshjesh, tre pikë prapa Aston Villa në vendin e tretë.

Pas humbjes në finalen e Ligës së Evropës ndaj Tottenhamit, Amorim kishte deklaruar se do të largohej “të nesërmen pa asnjë bisedë për kompensim” nëse bordi dhe tifozët nuk do ta mbështesnin më.

Megjithatë, pas shkarkimit pas 14 muajsh, u raportua se Amorim kishte të drejtë për një dëmshpërblim të konsiderueshëm, pasi i kishin mbetur rreth 18 muaj nga kontrata e tij prej 6.5 milionë eurosh në vit.

Në një njoftim drejtuar Bursës së New Yorkut, United konfirmoi se vendimi për shkarkimin e Amorim mund t’i kushtojë klubit afro 16 milionë euro.

Sipas gazetarit të BBC, Simon Stone, klubi bëri të ditur se një shumë prej 6.3 milionë eurosh, e lidhur me sigurimin e shërbimeve të Amorim nga Sporting Lisbona është fshirë nga bilanci, ndërsa është regjistruar një kosto e përkohshme prej 15.9 milionë eurosh për të përfaqësuar “shumën maksimale të mundshme të pagesave të ardhshme”.

United kishte paguar rreth 11 milionë euro për të prishur kontratën e Amorim me Sportingun dhe për ta sjellë atë si zëvendësues të Erik Ten Hag, shkarkimi i të cilit besohet se i kushtoi klubit rreth 10.4 milionë euro.

Si rrjedhojë, emërimi dhe më pas shkarkimi i Amorim pas pak më shumë se një viti mund të arrijë një kosto totale prej 37 milionë euro, duke u bërë potencialisht pagesa më e madhe e kompensimit në historinë e klubit pas një shkarkimi.

You Might Also Like

“Koha për të thënë lamtumirë”, ylli i Chelseas konfirmon largimin – Blutë marrin mbi 30 milionë euro

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Harry Kane fiton Këpucën e Artë të Evropës për herë të dytë

Napoli nuk bindet, refuzon ofertën e Fenerbahces për yllin e skuadrës

Barcelona pajtohet me largimin e Ferran Torres te PSG-ja, ia vendos çmimin yllit spanjoll

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tensione në Lindjen e Mesme, Britania tërheq stafin nga Irani
Next Article KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?