By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manaj: Bekim Sejdiu figura e duhur për president, i bindur se të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Manaj: Bekim Sejdiu figura e duhur për president, i bindur se të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votim
Kosovë

Manaj: Bekim Sejdiu figura e duhur për president, i bindur se të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votim

admin
Last updated: 01/09/2026 14:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka folur para mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, duke shprehur bindjen e tij se kandidatura e Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës do të mbështetet nga organet e partisë dhe deputetët e saj, raporton Ekonomia Online.

Manaj tha se qëndrimin për Sejdiun e kishte bërë të ditur edhe një ditë më parë, duke e cilësuar atë si figurën e duhur për president.

“E kam dhënë edhe dje qëndrimin, mendoj që Bekim Sejdiu është figura e duhur për president të Republikës. Ky qëndrim për kandidat konsensual për president të Republikës ka ndodhur pas mbledhjes së grupit parlamentar javën e kaluar dhe jam i bindur që edhe sot Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe të gjitha organet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të jenë për kandidaturën e zotit Bekim Sejdiu për president të Republikës”, deklaroi Manaj.

I pyetur nëse do të merren masa ndaj deputetëve që mund të votojnë kundër apo të mos marrin pjesë në votimin për presidentin, Manaj u shpreh i bindur se të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancë.

“Por unë jam i bindur që të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Manaj mohoi gjithashtu raportimet se gjashtë deputetë të LDK-së kanë krijuar një grup të veçantë parlamentar.

“Jo, nuk është, nuk është e vërtetë. Grupi parlamentar është unik, të gjithë deputetët janë në kryerjen e detyrave të tyre. Sot e kemi mbledhjen e Kryesisë Qendrore, domethënë tash pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore është edhe mbledhja e grupit parlamentar, që besoj që të gjithë deputetët e grupit parlamentar do të vendosin në pajtim me qëndrimet dhe vendimin e Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u shpreh Manaj.

I pyetur për deklaratën e deputetit Avdullah Hoti se nuk e ka votën për kandidaturën, Manaj tha se beson se edhe Hoti do ta mbështesë zgjedhjen e presidentit dhe kandidaturën e Sejdiut.

“Unë jam i bindur se edhe zoti Hoti do të jetë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, sepse zoti Bekim Sejdiu, mendoj që është figura e duhur, duke qenë edhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, diplomat me karrierë. Ai përfaqëson, do të thotë, të gjitha kriteret që i duhen presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, por edhe të udhëheqjes së politikës së jashtme dhe, çka është më e rëndësishmja, të ruajtjes së unitetit të popullit”, deklaroi Manaj.

You Might Also Like

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht

Paralajmëruan se nuk do të votojnë Sejdiun, Abdixhiku apel 6 deputetëve: Dorëzoni mandatet

Haxhiu zbulon pse Osmani nuk u dërgua për votim: S’i ka pasur votat, ka kërkuar garanci

Sibel Halimi: Kryesia ishte unanime për emrin Bekim Sejdiut, LDK po e dëshmon se interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trençevska: VMRO‑DPMNE i mashtroi pensionistët
Next Article Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush s’mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?