Beograd, 31 korrik – Helikopterë të MPB-së Serbi për momentin janë duke shuar zjarrin që po digjet në malin kozjak mbi manastirit Prohor Pçinjski. Kompleksi i manastirit është i sigurt nga zjarri, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
“Kompleksi i manastirit është i sigurt nga zjarri që ka rënë prej disa ditësh në malin e Kozjakut, rrëzë të cilit ndodhet kjo faltore ortodokse. Zjarri nga manastiri është rreth 2 kilometra linjë ajrore, ndërsa 15 kilometra territorialisht”, deklaroi për portalin Bujanovaçke, Branimir Stojançiq nga organizata Predel me karakteristika të jashtëzakonshme të Luginës së Pçinjit (PIO).
Stojançiq tha se zjarri nga Maqedonia e Veriut, ku po digjet që nga e diela, të martën është përhapur në territorin e Serbisë, konkretisht në Komunën e Bujanocit, por se është një rrethanë fatlume që zjarri po digjet në majat e Kozjakut, larg vendbanimit dhe vetë manastirit.
Ai shtoi se shërbimi PIO që më herët ka aftësuar rrugë malore që tani shumë lehtë ua lehtëson punën zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit në terren.
“Dhjetë nga njerëzit tanë marrin pjesë në shuarjen e zjarrit. Sot presim helikopterë, të cilët kanë fluturuar dje mbi zonë. Është për të ardhur keq që po digjet një pyll cilësor”, tha Stojançiq.
Mbrëmë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq tha se sot dy helikopterë të Njësisë së helikopterëve të MPB-së do ta shuajnë zjarrin që u përhap nga Maqedonia e Veriut në qytetin Kozjak afër Bujanocit, afër manastirit Prohor Pçinjski.
“Në shuarjen e zjarrit në terren jashtëzakonisht të paarritshëm në zonën e Kozjakut janë angazhuar 43 zjarrfikës dhe shpëtimtarë me 14 automjete nga njësitet zjarrfikës
