By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manastirliu në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”: Krijohen 3 qendra burimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manastirliu në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”: Krijohen 3 qendra burimore
Shqipëri

Manastirliu në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”: Krijohen 3 qendra burimore

admin
Last updated: 05/09/2024 14:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, inspektoi shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”, e cila është kthyer tashmë në një qendër burimore, duke hapur një kapitull të ri për këtë institucion. Ky transformim është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e cilësisë së arsimit për fëmijët me aftësi të veçanta dhe për ofrimin e një shërbimi më të integruar dhe gjithëpërfshirës në nivel kombëtar.

Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij transformimi për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve arsimore për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Shkolla speciale ‘Luigj Gurakuqi’ dhe dy institutet, Instituti i fëmijëve që nuk shikojnë dhe Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë janë duke kaluar në fazën e transformimit për t’i kthyer në qendra burimore. Do të jenë 16 punonjës të rinj të cilët do t’i atashohen kësaj qendre”, vuri në dukje ministrja.

Manastirliu nënvizoi edhe përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar integrimin e fëmijëve me aftësi të veçanta në sistemin arsimor, duke shtuar numrin e mësuesve ndihmës dhe trajnimet për to.

“Ne kemi mbi 4 mijë fëmijë të cilët janë të integruar në shkollat tona. Janë mbi 2 mijë mësues ndihmës për këta fëmijë, por sigurisht fokusi ynë është të rrisim numrin e mësuesve ndihmës, duke ofruar gjithashtu për ta, trajnim dhe edukim në vazhdim”, u shpreh ajo.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se qendrat burimore nuk do të jenë thjesht shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta, por institucione që do të koordinojnë një sërë klasash burimore në shkolla, duke mbështetur planet individuale të edukimit.

“Qendrat Burimore do të koordinojnë në rang vendi hapjen e klasave burimore dhe do të ndjekin në mënyrë shumë të kujdesshme të gjithë planet individuale të edukimit të fëmijëve”, tha Manastirliu.

Shkolla “Luigj Gurakuqi” ka kaluar nëpër një proces të thellë përmirësimi infrastrukturor, që përfshin 16 mjedise mësimore, kabinete specializuese, palestra, terrene sportive, dhe një staf të zgjeruar me 16 punonjës të rinj.

Ministrja theksoi rëndësinë e këtij përmirësimi për të garantuar standardet më të larta për mësimdhënien dhe kujdesin ndaj nxënësve.

Kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor janë mjaft të mira, jo vetëm për të pritur 82 nxënësit e regjistruar këtë vit, por edhe për të shtuar numrin e fëmijëve që mund të trajtohen./ATSH/

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdon procesi gjyqësor kundër Maksim Dimitrievskit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Next Article Balluku: Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut nis punën në 200 kilometrat e parë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?