By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manastirliu: Synojmë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manastirliu: Synojmë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik
Shqipëri

Manastirliu: Synojmë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik

admin
Last updated: 25/06/2025 15:35
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë sot në forumin e Ligës së Arsimit të Lartë “Gjon Durrahium”, ku theksoi vizionin e Qeverisë për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion akademik konkurrues në rajon dhe më gjerë.

“Jam e kënaqur që sot jam në këtë forum të radhës të Ligës së Arsimit të Lartë, ku me shumë kënaqësi konstatoj se janë vendosur piketat për sa i përket një tjetër etape të zhvillimit të arsimit të lartë publik dhe jo publik edhe në raport me dimensionin që vetë liga po vendos në ekosistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. Ajo që sot ne po përjetojmë në ekosistemin e arsimit të lartë është zhvillimi me ritme të shpejta sa i përket dimensionit të ndërkombëtarizimit dhe profilizimit të universiteteve. Universitetet private janë pjesë e rëndësishme e arsimit të lartë.

Ata luajnë një rol komplementar dhe ecim në një hap duke zhvilluar kështu standarde më të mira të arsimit, duke e bërë arsimin e lartë motor të zhvillimit të shoqërisë, motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar mundësinë që arsimi i lartë t’i përgjigjet sfidave të kohës, të krijojë dhe ndërtojë burime njerëzore të afta për t’iu përgjigjur tregut të punës jo vetëm atij kombëtar por edhe atij global. Sot ne kemi universitete të huaja të cilat kanë hapur degët e tyre në Shqipëri, Kolegjin e Evropës që finalizoi përpara pak ditësh dhe vitin e parë akademik në kampusin e Tiranës, ndërkohë që kemi hapur për herë të parë një universitet i cili është i modelit të ri, Universiteti i Studimeve në Distancë të Spanjës që ka hapur kampusin e tij në Gjirokastër. Po punojmë fort për të pasur një tjetër universitet prestigjioz evropian, Universitetin Compiegne të Francës që do të hapë kampusin e tij në Universitetin Politeknik të Tiranës”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Në fjalën e saj ministrja Manastirliu u ndal dhe te nxitja e kërkimit shkencor dhe inovacionit.

“Universitetet janë baza e kërkimit shkencor dhe si të tilla duhet që t’i shfrytëzojnë akoma më shumë potencialet edhe në aspektin e kërkimit shkencor, se këto janë ato piketa që krijojnë standardin e lartë që duam për universitetet tona. Edhe universitetet jopublike kanë arritur të përthithin fonde nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Janë 50 projekte gjatë 2023–2025 që janë përthithur nga universitetet jopublike. Vetëm këtë vit kemi financuar më shumë se 180 projekte të kërkimit shkencor dhe inovacionit ku një pjesë e tyre janë dedikuar për hapjen e laboratorëve të rinj duke zhvilluar dhe mbështetur infrastrukturën e kërkimit shkencor”, tha Manastirliu.

Ministrja u ndal dhe te mbështetja e qeverisë për zhvillimin e kërkimit shkencor në universitetet tona.

“Me bërjen efektive të një tjetër instrumenti ligjor, që është Ligji i Shkencës dhe Kërkimit Shkencor në Shqipëri, ne jemi duke punuar për plotësimin e të gjithë akteve nënligjore që ky ligj të mbështesë jo vetëm universitetet, por të mbështesë në tërësi institucionet, njësitë e kërkimit shkencor, të krijojmë qendrat e ekselencës, t’i mbështesim ata financiarisht, të motivojmë edhe më shumë bashkëpunimin jo vetëm ndëruniversitar por edhe ndërinstitucional, por dhe ato me biznesin dhe sidomos të qasemi projekteve të Bashkimit Evropian në një mënyrë sa më efektive dhe të kemi mundësi që ne të përfitojmë sa më shumë, jo vetëm të transferimit të teknologjisë, por nga ana tjetër të zhvillojmë kapacitetet tona njerëzore.

Sfida jonë e përbashkët lidhet me ndërkombëtarizimin dhe profilizimin, kur flasim për ndërkombëtarizimin ajo që ne nënkuptojmë është ta bëjmë arsimin tonë një arsim me standarde sa më të larta, të përfshira me standarde sa më të mira të Bashkimit Evropian. Ne mund t’ia dalim që në vitet që pasojnë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik. Është e mundur, sepse burimet dhe potencialet më të mira njerëzore i kemi këtu”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kumbaro – Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore
Next Article Kroçera “National Geographic Orion” në Durrës, Rama: Një linjë e re turistike për Shqipërinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?