By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mandati i deputetit Vullnet Sinaj, Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit për Rregulloren
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mandati i deputetit Vullnet Sinaj, Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit për Rregulloren
Shqipëri

Mandati i deputetit Vullnet Sinaj, Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit për Rregulloren

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 16:29
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar sot me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali ku kërkon mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet në lidhje me mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj.

Në shkresën zyrtare drejtuar Kryetares së Kuvendit, Bardhi kujton se në datë 8 gusht 2024, jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar “Ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj” dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Sinaj.

“Ky mocion nisi shqyrtimin në mbledhjet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, duke zhvilluar 2 mbledhje, por nga data 18 shtator 2024, Kryetarja e Kuvendit nuk ka thirrur më mbledhje të këtij Këshilli, duke penguar vijimin e procedurës parlamentare dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan Bardhi.

Sipas tij, “ky pengim përbën një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit”.

“Gjithashtu është një cënim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në këto kushte, kërkojmë: (i) Të thërrisni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për vijimin e shqyrtimit të mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit. Po ashtu kërkojmë përfshirjen në rendin e ditës së një prej seancave më të para të Kuvendit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, shkruan Bardhi.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Po realizohet projekti për punësimin e 600 praktikantëve dhe mjekëve të rinj
Next Article Prezantohet Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2024-2030, Pirdeni: Forcojmë mekanizmat e parandalimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?