By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mandati i Xhaçkës, debate në Konferencën e kryetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mandati i Xhaçkës, debate në Konferencën e kryetarëve
Shqipëri

Mandati i Xhaçkës, debate në Konferencën e kryetarëve

admin
Last updated: 17/09/2024 10:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të shqyrtuar projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 23 shtator – 11 tetor 2024 si dhe miratimin e udhërrëfyesit “Për funksionimin e institucioneve demokratike”.

Në këtë mbledhje ka pasur debate lidhur me vendimin e Kuvendit lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Pelelshi u shpreh se, është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë.

“Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin. Nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen”, tha ai.

Peleshi theksoi se, një opinion nga Komisioni i Venecias do t’i vlejë të gjithëve.

“Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve”, tha ai duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke theksuar se “hodhi në erë Gjykatën Kushtetuese”.

“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur të hidhni në erë Gjykatën Kushtetuese, duke minuar në këtë mënyrë edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar kushtetutës dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë të drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shumë mirë se ai nuk ka efekt detyrues Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo është propagandë pasi veprimet tuaja po na pamundësojnë detyrën”, tha Bardhi.

Ai shtoi se, “nuk ka ndodhur kurrë që Kuvendi të mos zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoi që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedurë. Këtu nuk ka të bëjë me Individin pasi për ne ikën një Xhaçkë dhe vjen një tjetër, këtu ka të bëje me parimet kushtetuese”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Votimin  e kishit orientuar, mos bëni sikur e latë në dorën e deputetëve. E dinim tri orë para se si do të silleshit, ca abstenim e ca kundër. Ishte orientuar grisja e vendimeve dhe shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese. Po e përsëris, po minoni bashkëjetesën me opozitën. Opozita i është drejtuar Drejtësisë, ju nuk pyesni për vendimet”, tha Bardhi

Ndërsa deputetja e PD, Jorida Tabaku për këtë çështje tha se, “ne po diskutojmë mbi një precedent të gabuar, jo për emrin e një deputeti”.

“Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle”, tha ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pashko Vasa, poeti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare
Next Article Rama: Shqipëria, destinacion edhe për arkitekturën e re dhe bashkëkohore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?