By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Presim vendimin e Komisionit të Venecias, do ta zbatojmë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Presim vendimin e Komisionit të Venecias, do ta zbatojmë
Shqipëri

Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Presim vendimin e Komisionit të Venecias, do ta zbatojmë

admin
Last updated: 16/09/2024 11:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Pelelshi deklaroi sot për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës se “ne do të bëjmë çfarë do të na këshillojë Komisoni i Venecias, pavarësisht se mendimet e Komisionit të Venecias nuk janë detyruese, por ne do t’i zbatojmë”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin e deputetëve të PS-së në seancën e 13 shtatorit për mandatin e Xhaçkës, Peleshi tha se “nga njëra anë kemi të drejtën e deputetit të votojë siç e mendon ai dhe nga ana tjetër kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që është për t’u zbatuar”, tha Peleshi.

Peleshi u shpreh se “sa i përket vendimmarrjes politike të grupit parlamentar, ne e bëmë pjesën që na takonte e çuam menjëherë nga Këshilli i Legjislacionit në seancë. Kjo ishte pjesa politike e jona”.

Pyetjes se është një nga deputetët që ka abstenuar, Peleshi iu përgjigj se “po kam votuar abstenim sepse unë bëj pjesë në atë grup deputetësh, të cilët janë të paqartë për prevalencën, pra kush prevalon vullneti i lirë i çdo deputeti apo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Meqenëse kemi këtë lloj konkurrence të së drejtave ne i jemi drejtuar Komisionit të Venecias”, sqaroi Peleshi.

Peleshi theksoi gjithashtu se “pas insistimit të Gjykatës Kushtetuese e cila disponoi me një vendim të dytë edhe shumë eksplicit patjetër u krijua kjo paqartësi, nga njëra anë vendimi insistues i Gjykatës Kushtetuese dhe nga ana tjetër mungesa e mekanizmit për të detyruar çdo deputet të ngrejë dorën siç e mendon vetë”.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nota më e lartë në Ligën Premier, Aro Muric pjesë e formacionit më të mirë të javës në Angli
Next Article Elegante dhe e mrekullueshme, Rita Ora shkëlqen në “Emmy Awards”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?