By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mandiq kritikon Malin e Zi për mbështetjen ndaj Kosovës në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mandiq kritikon Malin e Zi për mbështetjen ndaj Kosovës në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare
Bota

Mandiq kritikon Malin e Zi për mbështetjen ndaj Kosovës në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare

admin
Last updated: 15/05/2025 14:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka reaguar pas votës së dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, për përfshirjen e aplikimit të Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke e cilësuar shkelje të parimeve të funksionimit të qeverisë dhe marrëveshjes së koalicionit qeverisës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Mandiq – i cili drejton partinë “Demokracia e Re Serbe” – theksoi se ky veprim bie ndesh me parimet mbi të cilat është ndërtuar bashkëqeverisja në Mal të Zi.

Sipas tij, mbështetja për Kosovën përbën një devijim nga objektivat e dakorduara në politikën e jashtme të shtetit, të cilat janë përqendruar në integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Një ditë më parë, ministri Ibrahimoviq bëri të ditur se kishte votuar pro pranimit të Kosovës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të KiE.

Por, Mandiq paralajmëroi se vendime të tilla duhet të merren në kuadër të qeverisë dhe se veprime të njëanshme mund të dëmtojnë marrëdhëniet me Serbinë dhe të vënë në pikëpyetje kursin evropian të vendit.

Reagimi i Mandiqit nuk kaloi pa përgjigje. Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, iu kundërpërgjigj duke i rikujtuar atij se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh.

“Kosova është një vend mik dhe vota pro saj në Këshillin e Evropës është një vendim i arsyeshëm dhe në përputhje me interesat e rajonit”, u shpreh Vlahoviq.

Ai kritikoi ashpër ndikimin e politikanëve që, sipas tij, janë të afërt me interesat ruse dhe serbe, duke i akuzuar se synojnë ta orientojnë Malin e Zi drejt një boshti serbo-rus dhe jo drejt rrugës së integrimit evropian.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pamje brenda takimit të krerëve të partive politike me Osmanin
Next Article “A do të ketë një marrëveshje për kampet e emigrantëve?” Rama: Jemi besnikë ndaj ‘martesës’ me Italinë, pjesa tjetër është ‘dashuri’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?