By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia e Veriut do të ndihmojë Ukrainën me përvojën e saj në procesin e integrimit evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia e Veriut do të ndihmojë Ukrainën me përvojën e saj në procesin e integrimit evropian
Maqedoni

Maqedonia e Veriut do të ndihmojë Ukrainën me përvojën e saj në procesin e integrimit evropian

admin
Last updated: 31/07/2024 10:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me ambasadoren e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Larisa Dir, në fokus të së cilës ishin çështjet që kanë të bëjnë me integrimin evropian dhe bashkëpunimin bilateral.

Ministri Murtezani, siç thuhet në njoftim, theksoi mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe popullit ukrainas, në kontekstin e agresionit ushtarak rus, duke theksuar harmonizimin tonë të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Njëherit, Murtezani përshëndeti vendimin pozitiv të Unionit për statusin kandidat të Ukrainës për anëtarësim në BE.

“Bashkëbiseduesit shprehën shpresë për progresin e suksesshëm të përbashkët të të dyja vendeve në rrugën euro-integruese, për çka ministri Murtezani potencoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut ti ndajë përvojat e saj lidhur me negociatat aderuese të skriningut, harmonizimit të legjislacionit me të drejtën e BE-së, përgatitjen e versionit nacional të Acquis-it evropian, koordinimin e IPA fondeve dhe të ngjashme”, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.

Në takim, shtojnë nga atje, u diskutua edhe për bashkëpunim të mundshëm në kontekst të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, përmes Memorandumit për bashkëpunim për temat lidhur me euro-integrimet, me iniciativë të palës maqedonase. Dir dhe Murtezani riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, duke iu referuar modaliteteve për përforcimin e dialogut politik, marrëdhënieve ekonomike dhe mundësive për investime duke pasur parasysh situatën në Ukrainë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lëshohen 30 masa sigurie, SPAK zhvillon megaoperacion në Shqipëri
Next Article Haradinaj: Në kohën time Radojçiqi iku nga Kosova, në kohën e Kurtit është bërë faktor – Më shumë të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?