Shkup, 15 maj – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Republika e Maqedonisë është ndër ata vendet anëtare të NATO-s të cilët tashmë i tejkalojnë standardet për ndarjen e buxhetit të mbrojtjes, me më shumë se 2,5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV).
“Maqedonia prej kohësh ka buxhet për mbrojtjen e cila është mbi 2 për qind. Me projektet për modernizimin e Armatës dhe projekteve infrastrukturore, këto shpenzime do të rriten”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët të kryetarit të Këshillit të BE-së, Antonio Koshta.
Ai shtoi se udhëzimet e reja nga vendi më i madh anëtar i NATO-s nuk janë për rritjen e limitit në 5 për qind, por për vendosjen e 2 për qindëve si minimum.
“Ne jemi prej kohësh mbi atë 2 për qind. Për fat të keq, një numër i madh i vendeve antëtare të NATO-s ende janë nën atë dy për qind”, vlerësoi kryeministri.
Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, sot ndodhet për vizitë dyditore në Shkup, ku përveç me kryeministrin Hristijan Mickoskin do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
Qëllimi i vizitës së tij rajonale është ta konfirmojë angazhimin e BE-së ndaj rajonit dhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Union. Koshta tashmë e ka vizutuar Sarajevën dhe Beogradin.
