By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia “nën saç”, të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia “nën saç”, të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta
Maqedoni

Maqedonia “nën saç”, të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta

admin
Last updated: 24/07/2025 08:45
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 korrik – Nën ndikimin e valës së të nxehtit që ka kapluar vendin, temperaturat gjatë ditës deri të shtunën do të jenë mbi mesataren e korrikut dhe do të sillen nga 34 deri në 38 gradë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe verilindore, nga 32 deri në 38 në rajonin e Pollogut, nga 38 deri në 40 në Pellagoni dhe nga 38 deri në 43 gradë Celsius në rajonet e Shkupit, Vardarit dhe juglindjes.

Сончево и многу топло со мала до умерена локална облачност. Ќе дува слаб до умерен ветер од северен правец. Минималната температура ќе биде во интервал од 10 до 19, а максималната ќе достигне

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka aktivizuar tashmë alarmin e kuq për motin, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka lëshuar rekomandime për qytetarët, ndërsa Qeveria ka miratuar Vendim që obligon punëdhënësit nga data 23 deri më 26 korrik të lirojnë nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

Edhe Ministria e Shëndetësisë u bëri apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve ekzistuese për vetëmbrojtje të cilat përfshijnë qëndrimin në hapësira të freskëta, veçanërisht nga ora 11 deri në orën 17, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta dhe me ngjyrë të hapur, përdorimin e mbrojtësve të kokës dhe syve, si dhe shmangien e aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta.

Nëse përjetoni simptoma të tilla si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose puls të shpejtë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe uluni në hapësira të freskëta (deri në 25°C) në vendin e punës dhe në shtëpi.

“Bëhet apel që të moshuarit të shmangin ekspozimin në diell, si dhe punën në ambient të hapur në periudhën nga ora 11 dhe 17. Të veshin rroba pambuku të lehta me ngjyra të çelëta, syze dielli mbrojtëse, kapelë me strehë të lartë dhe strehë të gjerë dhe krem ​​mbrojtës nga dielli me faktor UV 30+ kur ekspozoheni në diell, të pihet ujë më shumë se zakonisht dhe mos prisni derisa të ndjeni etje për të pirë ujë. Të shmangen pijet alkoolike, si dhe ato që përmbajnë kafeinë dhe pijet jashtëzakonisht të ftohta. Nëse mjeku juaj ju ka caktuar ndonjë kufizim sa i përket konsumimit të lëngjeve të konsultoheni me të”, theksojnë nga ISHP.

Poashtu edhe personat me sëmundje kronike, sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare, neurologjike dhe respiratore, duhet të jenë tejet të disiplinuar sa i përket këtyre rekomandimeve dhe ta marrin me rregull terapinë e tyre.

Земјава и денеска ќе биде под влијание на топол бран со високи температури од портокалова (алертна) фаза. Надлежните апелираат да се почитуваат општите мерки за заштита на здравјето, да се ос

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ushqyerja gjatë motit të nxehtë

Sa i përket ushqyerjes, rekomandohen vakte më “të lehta” dhe cilësore me më pak mish dhe proteina.

“Kur është nxehtë, është më mirë të konsumoni vakte të lehta, të llojllojshme, të ekuilibruara dhe të rregullta, të përbëra nga ushqime sezonale. Ushqimet me përmbajtje të lartë uji do t’ju ndihmojnë gjithashtu të qëndroni të hidratuar në kushtet e motit të verës. Konsumoni perime me përmbajtje të lartë uji, siç janë domatet, kastravecat, lakra,… Konsumoni më pak kalori. Konsumoni vakte me bazë lëngu, siç janë supat dhe gjellat, frutat, veçanërisht shalqiri, pjepri, pjeshkët, kajsitë”, thekson ISHP.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Rreziqe nga helmimi me ushqim

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për të parandaluar dukurinë e helmimit nga ushqimi në kushte të temperaturës së lartë, është e nevojshme të bëhet zgjedhja e duhur gjatë blerjes, të sigurohen kushtet e duhura të transportit dhe ruajtjes. Është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje datës së skadimit dhe ruajtjes së duhur, si dhe të blihen ushqime nga vende të verifikuara ku produktet, veçanërisht ato që prishen me origjinë shtazore të ruhen në frigorifer.

Pas përgatitjes, ushqimi duhet të ruhet në frigorifer, pasi të jetë ftohur.  Ushqimi duhet të mbrohet nga insektet, brejtësit, si dhe kafshët shtëpiake dhe kafshët e tjera që mund të vijnë në kontakt me të.

Vala e të nxehtit, përveç njerëzve, është e rrezikshme edhe për kafshët. Stresi i shkaktuar nga rritja e temperaturave tek kafshët mund të manifestohet në uljen e konsumit të ushqimit, rritjen e nevojave për ujë, uljen e prodhimit të qumështit dhe rritje të dobët…

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prishtina synon rezultat pozitiv ndaj Larnes në ndeshjen që zhvillohet në Irlandën e Veriut
Next Article Zhduket aeroplani me 50 pasagjerë në Rusi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?