By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marketet kanë pasur qarkullim më të ulët për 46.5%
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Marketet kanë pasur qarkullim më të ulët për 46.5%
Ekonomi

Marketet kanë pasur qarkullim më të ulët për 46.5%

admin
Last updated: 01/02/2025 19:30
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Gjatë ditës së djeshme kur qytetarët bojkotuan blerjen në markete në shenjë revolte për rritjen e çmimeve, të dhënat tregojnë se tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në vend kanë pasur rënie të qarkullimit të përgjithshëm për 46,59%, krahasuar me të premten e kaluar. Të dhënat i publikoi Drejtoria e të Ardhura Publike. Nga këto të dhëna po ashtu shihet se nuk ka pasur dyndje të mëdha nëpër markete një ditë para bojkotit, në krahasim me një javë më parë.

“Më 31 janar deri në mesnatë, në GPRS sistemin e DAP-it është regjistruar qarkullim i përgjithshëm në vlerë prej 114,293,363 denarë. Të enjten më 30 janar deri në mesnatë, në GPRS sistemin e DAP-it është regjistruar qarkullim i përgjithshëm 212,782,151 denarë, ndërkaq të premten më 24 janar deri në mesnatë është regjistruar qarkullim i përgjithshëm në vlerë prej 213,985,705 denarë”, thonë nga Drejtoria për të Ardhura Publike.

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot deklaroi se inspektorët kanë dalë në terren dhe ndodhen në shumicën e marketeve të mëdha, ku po bëjnë analizë të çmimeve, ndërkaq paralajmëroi se do të japë detaje prej të hënës.

“Po, kanë dalë të gjitha institucionet në terren. Më shumë informata do të kemi të hënën, por mund të them se gjendemi në të gjitha supermarketet më të mëdha dhe bëhet analizë e detajuar. Më shumë informata mund të ndaj me opinionin prej të hënën, por mund të them se një pjesë për çfarë ishim të shqetësuar, gjegjësisht frikësimet tona po bëhen të vërteta dhe reale. Kështu që veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë, si qeveri kemi obligim ta mbrojmë standardin e qytetarëve, por njëkohësisht normalisht të mos e prishim ekonominë e tregut, rregullat e tregut e kështu me radhë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Opozitarja LSDM, thekson se bojkoti i marketeve është porosi për qeverinë, e cila nuk ka arritur që me masa përkatëse, të parandalojë rritjen e çmimeve.

“Qytetarët vetë u organizuan dhe nëpërmjet bojkotimit të marketeve e ngritën zërin kundër çmimeve të larta dhe rritjeve enorme. Bojkoti është porosi edhe për pushtetin e Mickoskit, i cili nuk i mbron qytetarët, nuk ka ndërmarrë në kohë masa efektive dhe nuk e ka parandaluar rritjen e çmimeve. Pikërisht Mickoski më 5 dhjetor të vitit 2024 në konferencë për shtyp në Qeveria e promovoi “shportën” dhe tha se mbi 600 produkte do të lirohen. Por, në vend që të ulen, çmimet u rritën. Pasi që Qeveria u la kohë tregtarëve të mëdhenj t’i rrisin çmimet e prodhimeve para se masa të hyjë në fuqi”, thonë nga LSDM.

Qytetarët, në mënyrë të pavarur, më 31 janar bojkotuan blerjen në marketet e vendit për shkak të rritjes së çmimeve. Aksion i këtillë paraprakisht është zhvilluar në Kroaci, ndërkaq iniciativa të ngjashme janë paralajmëruar edhe në vende tjera rajonale. Partitë në vend e kanë mbështetur këtë akt revolte të qytetarëve.

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zbulohet rastësisht një nga ndërtesat më të vjetra të Francës
Next Article Mashtrime të reja me aksidente trafiku në Kumanovë, një 65 vjeçare i pagoi 30.000 euro një personi që pretendonte se është polic

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?