Koçan, 28 prill – Nesër në Shkup do të mbahet marsh protestues “Marsh për engjëjt” të cilin e organizojnë familjet e të vdekurve në zjarrin tragjik në klubin “Puls” në Koçan.
Marshi do të fillojë para Prokurorisë në Shkup në orën 12 e 5 minuta, si simbolikë për reagimin e vonuar të institucioneve, do të vazhdojë drejt sheshit “Maqedonia” dhe do të përfundojë para Kuvendit.

“Ne meritojmë përgjigje, nuk jemi njohës të drejtësisë dhe procedurave ligjore dhe për këtë arsye nuk e kuptojmë se si ekspertët e ligjit ndalojnë dhe më pas lirojnë. A janë ata të vetëdijshëm për besimin tashmë plotësisht të tronditur në punën institucionale deri më tani me ‘kap dhe liro’, pa një shpjegim të qartë për atë procedurë ligjore, dhe çfarë po krijohet në mendjet tona që janë në prag të vetëshkatërrimit”, thuhet në raportin me shkrim nga familjet.
Në thirrje ata theksojnë se edhe më tutje do të kërkojnë përgjigje për vdekjen e dhunshme të fëmijëve të tyre, ndërsa për pjesëmarrje në marsh ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
