By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Matt Damon do të luajë Odisenë në filmin e Christopher Nolanit “The Odyssey”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Matt Damon do të luajë Odisenë në filmin e Christopher Nolanit “The Odyssey”
Kulturë

Matt Damon do të luajë Odisenë në filmin e Christopher Nolanit “The Odyssey”

admin
Last updated: 18/02/2025 17:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Për filmin “The Odyssey” të regjisorit të njohur Christopher Nolan janë zgjedhur aktorët që do të luajnë rolet kryesore. Aktori Matt Damon do të luajë Odisenë, heroin legjendar të Greqisë.

Filmi do të ketë një kastë aktorësh të famshëm, përfshirë Tom Holland, Mia Goth, Zendaya, Anne Hathaway, Lupita Nyong’o, Robert Pattinson, Charlize Theron, Benny Safdie, Jon Bernthal dhe John Leguizamo, ka raportuar Variety.

Lajmi u bë i ditur të hënën në mëngjes nëpërmjet llogarisë zyrtare të filmit në rrjetin social X, ku u shpërnda një fotografi e Damonit në rolin e Odisesë.

“Matt Damon është Odiseja. Një film nga Christopher Nolan, #TheOdysseyMovie do të shfaqet në kinema më 17 korrik 2026”, shkruhej në postim.

“The Odyssey” bazohet në epikën e lashtë greke të shkruar nga Homeri më shumë se 2,000 vjet më parë dhe ndjek udhëtimin e Odisesë për t’u kthyer në shtëpi pas Luftës së Trojës.

“Universal Pictures”, kompania që distribuon filmin, me të cilën Nolan ka bashkëpunim të gjatë, e përshkruan filmin si “aksion epik mitik”, i cili do të shfaqet për herë të parë në kinema në formatin Imax, teknologjia më e re e filmit.

Nolan është autori i skenarit dhe gjithashtu regjisor e producent i filmit. Bashkëshortja e tij, Emma Thomas, do të jetë po ashtu producente nëpërmjet kompanisë së tyre “Syncopy”.

Xhirimet për “The Odyssey” priten të fillojnë në pranverë, me disa skena që do të xhirohen në Sicili, vendi ku Homeri besonte se Odiseja do të ndalej gjatë udhëtimit të tij mitik. Xhirimet do të nisin në Ishullin Favignana, një vend ku besohet se Homeri e kishte imagjinuar se Odiseja do të zbarkonte me ekipin e tij.

Ky do të jetë bashkëpunimi i tretë mes Nolan dhe Damon, pas roleve të Damon në “Oppenheimer” dhe “Interstellar”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Është kryer kontroll në dokumentacionin e Prokurorisë së lartë publike Shkup
Next Article Qeveria solli vendime për kufizimin e marzhës në tregtinë me shumicë dhe pakicë të mbi 1000 produkteve dhe kufizim të çmimeve të tetë grupeve të ushqimeve bazë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?