By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maya thyen heshtjen mbi divorcin: Ish-bashkëshorti im ka probleme me alkoolin dhe drogën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Maya thyen heshtjen mbi divorcin: Ish-bashkëshorti im ka probleme me alkoolin dhe drogën
Showbizz

Maya thyen heshtjen mbi divorcin: Ish-bashkëshorti im ka probleme me alkoolin dhe drogën

admin
Last updated: 29/10/2024 18:57
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Disa muaj më parë, u bë me dije se këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj kishte probleme serioze me bashkëshortin e saj. Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë më datë 19 mars 2025, këngëtarja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj bashkëshortit. Në bazë të këtij urdhri, bashkëshorti duhet të respektonte distancën prej 200 metrash mes tyre.

Çështja pati bujë të madhe në media dhe lajmet vërshuan gjithandej. Asokohe, Maya deklaroi vetëm se “u hodh baltë mbi figurën e saj” dhe se do të fliste për këtë gjerë e gjatë në një moment të dytë. Momenti ka ardhur dhe ajo thyen heshtjen në programin “Rudina” duke treguar fillimisht se është mirë pas periudhës së vështirë.

Maya thotë se është përpjekur shumë që të mos ndajë problemet e saj me publikun, sidomos për djalin. Përtej baltës që thotë se është hedhur mbi emrin e saj, ajo cilëson tradhti veprimet që babai i fëmijës ka kryer ndaj tij. Sa u përket problemeve, Maya thotë se kanë buruar nga varësia e bashkëshortit ndaj alkoolit dhe drogës prej të cilave nuk ka hequr dorë ende.

Rudina Magjistari: Ka përfunduar divorci?

Maya: Jo, nuk ka përfunduar ende. Shpresoj që në nëntor të përfundojë, shpresoj. Është një temë që nuk di çfarë të them sepse u bë shumë pis, u morën gjëra të pavërteta dhe u nxorën si të vërteta.

Rudina Magjistari: E ke fjalën për mediat?

Maya: Për mediat, për ish-in, babain e djalit, ai ka probleme shumë të theksuara prandaj u thashë të gjitha televizioneve kur po më merrnin që mos më merrni në këtë pikë sepse është babai i fëmijës tim, e kemi pasur si e kemi pasur hallin, herë ashtu, herë ashtu, janë probleme të mëdha edhe unë nëse do t’i them të gjitha këto gjëra, nuk është mirë, nuk ka nevojë të marrë vesh publiku tani të gjitha hallet tona që kemi, unë jam munduar të nxjerr pjesët e bukura.

Rudina Magjistari: Pa diskutim, ato le të mbeten tuajat.

Maya: Por televizionet… dua të falenderoj televizionet që nuk u përzien fare me këtë për të bërë bujë edhe pse në shpinën e dikujt tjetër që mund të ketë vuajtur shumë për një familje të shëndoshë, që mund të ketë kaluar shumë por ruhet që mos ta bëjë këtë gjë publike, pikë së pari jo figurën time sepse mua më njohin sepse njeriu e bën vetë historinë e tij, nuk ta bëj as unë ty historinë tënde, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pikë së pari për fëmijën. Askush s’ka të drejtë, as një avokate e korruptuar, as një moderatore e korruptuar, as një burrë i korruptuar, as një baba që nuk e di… të marrë të drejtën e një fëmije dhe ta përdorësh ti atë për të mërzitur nënën e fëmijës. Për çfarë? Sepse ti po e fut atë fëmijë, po e tradhton, kjo është tradhtia, ti po tradhton pjellën tënde, ti po futesh në të drejtën e tij bashkë me avokaten tënde dhe po thua gjëra që nuk janë dhe po merr dokumente, po bën gjëra false, po i nxjerr, për çfarë? Çfarë borxhi të ka ty ky fëmijë? Nuk e pyete ti atë para se ta bëje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Rudina Magjistari: Ai është gjëja më e shtrenjtë pa diskutim, më i rëndësishmi në gjithë këtë histori është ai.

Maya: Të bësh gjithë këto sakrifica, të durosh kaq shumë padrejtësi sepse ishi im ka pasur problem shumë të madh me alkoolin dhe me drogën dhe i ka. Unë kam luftuar shumë fort, por shumë, shumë, shumë që të hiqte dorë nga kjo gjë dhe bëri një kurbë dikur, zgjati vetëm dy muaj e gjysmë dhe ishin dy muajt e gjysmë më të qetë të jetës sime. Por është një natyrë kameleoni që është herë prift, herë hoxhë dhe është i ndikuar nga këto gjëra. Televizionet tani, ti e sheh, unë po të them që ka shumë probleme, ti për çfarë e nxjerr atë, kush është ai që e nxjerr? Për çfarë? Përse? Përse duhet ta bësh këtë gjë? Përse duhet të luash me jetën e një fëmije?

You Might Also Like

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

Duket më e re, por nuk do besoni sa vite mbushi Soni Malaj

Sara Kolami në lidhje dashurie? Publikohen fotot që ngrejnë dyshimet

Rozana Radi: Me kënaqësi do jetoja me vjehrrën në shtëpi, më mirë ajo se sa një pastruese filipineze

Bebe Rexha përdor filtra për ta ‘plakur’ veten – fansat befasohen kur e shohin se si mund të duket ajo si një zonjë e vjetër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zbokth apo psoriazë, përse skalpi i kokës është gjithmonë i irrituar
Next Article Sindikata e Policisë: Nuk pajtohemi me vlerën, shuma e propozuar nuk përkon me nevojat reale të punëtorëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?