Si veprimtaria e parë në nivel kombëtar e organizuar posaçërisht për kompanitë shumëkombëshe, Samiti i 6-të i Drejtuesve të Kompanive Shumëkombëshe tërhoqi 570 përfaqësues prej 465 shumëkombësheve nga gjashtë kontinente, duke shënuar një rekord të ri. Në këtë samit u nënshkruan 40 projekte kryesore me një vlerë të përgjithshme 5.93 miliardë dollarë
Samiti me temë “Kompanitë shumëkombëshe dhe Kina – lidhje globale, përfitime të përbashkëta”, theksoi rolin strategjik të Kinës në strukturën globale të shumëkombësheve. Në të kaluarën, kompanitë e huaja janë integruar thellësisht në ekonominë kineze, duke forcuar lidhjen e Kinës me botën. Ndërsa sot ato besojnë se, pikërisht duke qëndruar në Kinë, mund të lidhen më mirë me botën, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës(CMG)
Sipas një raporti të publikuar në samit, nga viti 2013 deri më 2023, numri i të punësuarve në kërkim e zhvillim në ndërmarrjet industriale me investime të huaja mbi përmasën e përcaktuar në Kinë u rrit me 33.2 %, ndërsa shpenzimet për kërkim dhe zhvillim u shtuan 86.5 %.
Në pesë muajt e parë të këtij viti, përdorimi real i investimeve të huaja në sektorët e teknologjisë së lartë u shtua ndjeshëm, përkatësisht 146 % në shërbimet e tregtisë elektronike, 74.9 % në prodhimin e pajisjeve ajrore e hapësinore, 59.2 % në prodhimin e barnave kimike dhe 20 % në prodhimin e pajisjeve mjekësore.

