Shkup, 18 nëntor – Zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane dhe zëvendësnegociatorja kryesore me Bashkimin Evropian, Viktoria Trajkov gjatë vizitës së punës në Budapest është takuar me zëvendësministër hungarez për Çështje Evropiane, Zhigmond Barna Pal.
Takimi, siç kumtoi Ministria e Çështjeve Evropiane, është mbajtur në frymën e përforcimit të marrëdhënievfe dypalëshe dhe bashkëpujimit mes Maqedonisë së veriut dhe Hungarisë, sidomos në kontekst të integrimeve evropiane.
Theks i veçantë është vendosur në mbështetjen hungareze të vendit në rrugën evropiane, e cila deri më tani ka qenë me rëndësi thelbësore.
Dy palët kanë shkëmbyer mendime për praktikat më të mira dhe përvojat nga procesi hungarez të aderimit në BE, me ç’rast zëvendësministrja Trajkov e ka theksuar rëndësinë e ekspertizës hungareze si model për implementimin e reformave evropiane në vendin tonë.
Barna Pal konfirmoi përkushtimin e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe propozoi iniciativa konkrete për programet e ardhshme të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të kapaciteteve administrative.
“Takimi është rezultat i lidhjes së fortë mes dy vendeve dhe evidenton rolin e vendit tonë si partner aktiv në stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian”, njoftoi Ministria e Çështjeve Evropiane.
Trajkov shprehu mirënjohjen për qasjen miqësore dhe konstruktive të Hungarisë, duke e vlerësuar këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dhe krijimit të mundësive të reja për punë të përbashkët në kuadër të proceseve evropiane.
