By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 140 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku, “Sejf Siti” ende në pritje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbi 140 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku, “Sejf Siti” ende në pritje
Maqedoni

Mbi 140 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku, “Sejf Siti” ende në pritje

admin
Last updated: 03/02/2025 18:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Sistemi i shumëpritur “Sejf Siti” i cili do të regjistrojë dhe sanksionojë shkeljet në trafik, është në përgatitje e sipër, por Ministria e Brendshme ende nuk ka specifikuar se kur do të vihet plotësisht në përdorim. Më shumë se 140 persona në vend çdo vit janë viktima të aksidenteve rrugore, shumë prej tyre pikërisht për shkak të gabimeve të rënda në komunikacion, por sistemi që supozohet t’i zbulojë nuk është ende në funksion.

“Instalimi i kamerave pritet të përfundojë gjatë vitit 2025. Sistemi do të regjistrojë shkeljet e trafikut siç është kalimi në semafor të kuq, shpejtësia dhe parkimi i paligjshëm. Kundërvajtja e trafikut do të dokumentohet me mjete teknike përkatëse dhe aparate regjistrimi, ndërsa pronarit të automjetit do t’i sigurohet raporti përkatës për shkeljen e kryer në komunikacion”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Përveç faktit që “Sejf Siti” është ende në pritje, Kodi penal aktual nuk parashikon dënime të larta as për autorët e veprave me rezultat fatal. Ligji parashikon minimum prej katër vjet burg kurse në praktikë zakonisht dënimet e shqiptuara janë katër deri në pesë vjet burg. Megjithatë, Kodi i ri penal, i cili aktualisht është në fazën e hartimit, po përgatit ndryshime dhe parashikon dënime më të larta, është shprehur ministri i Drejtësisë.

“Vazhdimisht punojmë në harmonizimin e të gjitha zgjidhjeve të mundshme ligjore me kolegun Toshkovski, si për “Sejf Siti” ashtu edhe për atë që thoni ju, andaj, angazhohemi për dënime maksimale”, deklaroi Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë.

Sipas statistikave të MPB-së, vitin e kaluar në viza të bardha jetën e kanë humbur 24 këmbësorë, ndërsa shifrat tregojnë se nga viti 2010 nëpër rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën nga 116 deri në 198 persona. Nevoja për rregulla më të rrepta të qarkullimit u shfaq veçanërisht me rastin e fundit kur 22-vjeçarja Frosina Kullakova u përplas nga një 20-vjeçar pa leje dhe nën efektin e alkoolit, teksa po kalonte në bulevardin “Aradhat Partizane” në vendkalim për këmbësorë dhe në dritë të gjelbër.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article TikTokeri italian Khaby Lame emërohet ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it
Next Article Ndryshimet për sigurinë në trafik në procedurë parlamentare, synojnë ashpërsimin e dënimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?