By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 2 100 media në 200 vende e rajone do të transmetojnë drejtpërdrejt ose do të raportojnë mbi Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 2 100 media në 200 vende e rajone do të transmetojnë drejtpërdrejt ose do të raportojnë mbi Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së
BotaKina

Mbi 2 100 media në 200 vende e rajone do të transmetojnë drejtpërdrejt ose do të raportojnë mbi Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së

Xh M
Last updated: 08/02/2024 18:08
By Xh M 4 Min Read
Share
SHARE

Më 20:00 të së premtes sipas orës së Pekinit, do të nisë ngjarja vjetore televizive më tërheqëse në botë. Galaja e Festës së Pranverës e vitit 2024 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) do të takohet me audiencën globale siç është planifikuar!

Si programi televiziv më i ndjekur në botë i njohur nga Rekordet Botërore “Guinness”, Galaja e Festës së Pranverës është kthyer në një festival kulturor për kinezët në mbarë botën për të ndarë gëzimin dhe për të festuar Vitin e Ri, duke i ofruar botës një dritare për të kuptuar kulturën kineze dhe Festën e Pranverës të Kinës. 

Galaja e Festës së Pranverës është transmetuar çdo vit në mbrëmjen e Vitit të Ri Kinez që nga 1983 për 41 vjet radhazi, duke lënë kujtime të bukura në zemrat e brezave të shikuesve. Edhe këtë vit ajo do të jetë ofrojë një festë audio-vizuale për publikun global. Këngët, vallet, pjesët e operave, skeçet humoristike, numrat e magjisë e të akrobacisë dhe pjesë të tjera do të ndajnë me botën hijeshinë e kulturës së shkëlqyer tradicionale kineze.

foto nga CCTV

foto nga CCTV

Sivjet është Viti i Loong-ut sipas kalendarit hënor kinez. Loongu është totemi i kombit kinez, ka një pamje të fortë e madhështore, një shpirt trim e të patrembur, një ndjenjë bekimi të botës dhe një fuqi të pakrahasueshme. Vlerësohet se rreth një e pesta e popullsisë së botës e kremton Festën e Pranverës në një formë a në një tjetër. Në ditët e fundit, “Preludi i Galasë së Festës së Pranverës” i organizuar nga CMG-ja, është mbajtur rreth 40 herë në Kenia, Zvicër, Laos, Brazil, Jordani, Indonezi, Tajlandë, Argjentinë, Afrikën e Jugut, Uruguai, Fixhi dhe vende të tjera. Nëpërmjet transmetimit të videove promovuese të Galasë së Festës së Pranverës, shfaqjeve të trashëgimisë kulturore jomateriale, koreve kineze dhe të huaja, ndërveprimeve, si dhe shkrimit të paralelizmave të Festës së Pranverës, dërgimit të fjalëve të urimit, letrave të prera në dritare dhe formave të tjera krijohet një atmosferë festive për botën për të festuar Vitin e Ri Kinez. 

Grupi Mediatik i Kinës do të integrojë kulturën e shkëlqyer tradicionale të Kinës dhe qytetërimin modern përmes komunikimit të integruar të “ideve + artit + teknologjisë”, për të krijuar një “banket kulturor të Vitit të Ri” të gëzueshëm. Kanalet në gjuhën angleze, spanjolle, frënge, arabe, ruse dhe platformat e jashtme të mediave të reja në 68 gjuhë të CGTN-it (Rrjetit Televiziv Global të Kinës) do të raportojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Itali, Rusi, Japoni, Brazil, Australi, Indi, Pakistan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, Indonezi, Laos, Kamboxhia, Afrikën e Jugut dhe Kenia. Më shumë se 2 100 media në 200 vende e rajone anembanë botës do ta transmetojnë Galanë e Festës së Pranverës ose do të raportojnë drejtpërdrejt mbi të. Më shumë se 3 000 ekrane të mëdha publike në 90 qytete të 49 vendeve në të gjitha kontinentet do të transmetojnë dhe promovojnë Galanë e Festës së Pranverës drejtpërdrejt, duke i lejuar njerëzit në mbarë botën të ndajnë hijeshinë unike të Festës së Pranverës dhe kulturës kineze, në atmosferën e këngëve të gëzuara dhe të qeshurave.  

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Entit Shtetëror të Revizionit: “Autostrada Kërçovë-Ohër si të ishte nga mermeri – 9 milionë euro për një kilometër” Zhurnal pyet Ejup Rustemin: Ku shkuan 9 milionë euro ?
Next Article Xi Jinping-u uron të gjithë kinezët për Festën e Pranverës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?