By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 300 emigrantë shpëtohen në brigjet e Kretës brenda dy ditësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 300 emigrantë shpëtohen në brigjet e Kretës brenda dy ditësh
Bota

Mbi 300 emigrantë shpëtohen në brigjet e Kretës brenda dy ditësh

admin
Last updated: 26/08/2026 10:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 26 gusht, argument.mk/ – Rreth 220 emigrantë u shpëtuan sot në mëngjes në brigjet e Kretës, duke e çuar në mbi 300 numrin e personave të shpëtuar pranë ishullit gjatë dy ditëve të fundit, raportuan mediet greke, duke cituar rojet bregdetare.

Një avion pa pilot i agjencisë kufitare të BE-së, “Frontex”, zbuloi sot dy varka me rreth 140 emigrantë, rreth 28 kilometra në jugperëndim të qytetit port të Ierapetrës.

Një varkë e tretë, me 77 persona në bord, u zbulua rreth 93 kilometra në jug të Ierapetrës.

Autoritetet shpëtuan dje 84 migrantë në brigjet jugore të Kretës dhe pranë ishullit Gavdos, gjatë disa operacioneve.

Kreta dhe Gavdos janë pika të rëndësishme kalimi për emigrantët që përpiqen të mbërrijnë në Greqi, vend anëtar i BE-së, nga Afrika e Veriut.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, deri në mesin e gushtit, më shumë se 11 500 emigrantë mbërritën në Kretë që nga fillimi i vitit.

Sipas autoriteteve greke, varkat zakonisht nisen nga zona pranë qytetit libian Tobruk dhe ndjekin një rrugë të rrezikshme drejt veriut përmes Mesdheut.

Ministri grek i Emigracionit, Thanos Plevris tha së fundmi se më shumë se 500 000 persona ndodhen në pritje në Libi, për të tentuar kalimin drejt Evropës.

You Might Also Like

Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren

Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga

Alarm në Berlin/ Bomba 100 kg e Luftës së Dytë Botërore nxirret nga kanali, evakuohen mijëra banorë

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

Kina dhe India zhvillojnë bisedime në Pekin midis përfaqësuesve të posaçëm për çështjen e kufirit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trajnerit të ri nuk i intereson zemërimi i Ronaldos: E lë në zhveshtore pas pjesës së parë dhe Al Nassr mori fitore të madhe me rikthim
Next Article Banka të zbrazëta dhe shkolla të mbyllura, çfarë po ndodhë me të ardhmen në RMV?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?