By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 90 mijë persona të papunë në Maqedoninë e Veriut, mbi 100 mijë punojnë “në të zezë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbi 90 mijë persona të papunë në Maqedoninë e Veriut, mbi 100 mijë punojnë “në të zezë”
Maqedoni

Mbi 90 mijë persona të papunë në Maqedoninë e Veriut, mbi 100 mijë punojnë “në të zezë”

admin
Last updated: 27/08/2026 15:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Numri i popullsisë aktive në tremujorin e dytë të vitit 2026 është rritur për 0,8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa numri i personave të papunë është ulur për 1,5%.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, popullsia aktive në vend është 798.718 persona, prej të cilëve 708.698 janë të punësuar, ndërsa 90.020 janë të papunë. Shkalla e aktivitetit është 52,5%, shkalla e punësimit 46,6%, ndërsa shkalla e papunësisë 11,3%.

Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 63,6% janë burra, ndërsa 36,4% gra.

Numri i personave të punësuar shënon rritje prej 1%. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57,7% janë burra, ndërsa 42,3% gra.

Në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i të punësuarve në mënyrë joformale ka arritur në 101.022 persona, që paraqet një rritje prej 7,2% krahasuar me tremujorin paraprak.

“Rritja në masë më të madhe vjen si rezultat i shtimit të numrit të të punësuarve joformalë në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, ku janë evidentuar 51.487 persona, ose 51% e punësimit të përgjithshëm joformal. Në ndërtimtari janë të përqendruar edhe 17,2% e të punësuarve joformalë. Kjo strukturë tregon se aktivitetet sezonale në këta dy sektorë kanë ndikim kyç në lëvizjet tremujore të punësimit joformal”, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

You Might Also Like

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri i ri për problemin e vjetër në vend të zgjidhjes po ofron “bindje”
Next Article GENER2 nga Shqipëria, pjesë e konsorciumit që do të ndërtojë urat dhe tunelet e autostradës Shkup–Bllacë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?