By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Joseph, Kurtit: Koha për të ndryshuar kursin, tregojini të gjithëve mënyrën se si një demokraci i trajton qytetarët pakicë  
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Joseph, Kurtit: Koha për të ndryshuar kursin, tregojini të gjithëve mënyrën se si një demokraci i trajton qytetarët pakicë  
Maqedoni

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Joseph, Kurtit: Koha për të ndryshuar kursin, tregojini të gjithëve mënyrën se si një demokraci i trajton qytetarët pakicë  

admin
Last updated: 09/02/2024 08:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Eksperti amerikan i politikës së jashtme dhe pedagogu në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph ka shkruar lidhur me ndalimin e dinarit të Serbisë në Kosovës dhe seancën e së enjtes të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Joseph në një analizë të tij në X thekson se në vend të presionit ndërkombëtar të fokusuar drejt Beogradit – falë votimit masiv të shumicës së Parlamentit Evropian për zgjedhjet serbe të supozuara të mbushura me mashtrime, Kurti po ftohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për edhe një moskoordinim rreth çështjes euro/dinar.

Sipas tij, Vuçiq mund të luajë mbrojtësin e madh të serbëve të Kosovës, në vend që t’u shpjegonte qytetarëve serbë pse vendi i tyre kërcënohet me ndërprerje të fondeve të BE-së për shkeljet zgjedhore.

“Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës. Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin”, shkruan Joseph.

Ai thotë se së pari, për euro/dinarin, Kurti duhet të prodhojë një plan, jo një ndalim.

“Së dyti, mënyra e vetme për t’u rikuperuar nga një autogol është të shënosh në rrjetën tjetër”, shkruan Joseph, duke thënë se duhet të zbatohet vendimi i Deçanit dhe të punohet seriozisht me Ambasadën Amerikane për zbatimin e Ohrit.

“Shkurtimisht, tregojini të gjithëve ndryshimin midis mënyrës se si një demokraci i trajton qytetarët e saj pakicë – dhe një autokracie të dëshpëruar për t’u kapur pas pushtetit. Godite topin përpara, Albin, jo prapa”, shkruan ai.

Instead of international pressure focused squarely on Belgrade – thanks to massive European Parliament majority vote on allegedly fraud-filled Serbian elections – Kurti is being hauled into the UN Security Council over another uncoordinated overreach (on Euro/Dinar.) 🧵1/6

— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) February 8, 2024

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Katër muaj pas sulmit në Banjskë, lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi
Next Article Më së ftohti në Berovë, më së ngrohti në Vinicë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?