By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbledhje e shtatë komisioneve kuvendore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbledhje e shtatë komisioneve kuvendore
Maqedoni

Mbledhje e shtatë komisioneve kuvendore

admin
Last updated: 23/06/2025 08:10
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 qershor – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për politikë sociale, demografi dhe rini, për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme, për kulturë dhe turizëm, për financim dhe buxhet, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni Ligjvënës – Juridik.

Në rendin e ditës të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini janë 12 pika. Deputetët duhet të shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen sociale, ndryshimet në Ligjin për familjen, ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhës së shenjave, ndryshimet në Ligjin për sigurimet shoqërore për të moshuarit, ndryshimet në Ligjin për organizatat e personave me aftësi të kufizuara, ndryshimet në Ligjin për të drejtat e Invalidëve të luftës, anëtarëve të familjeve të tyre dhe anëtarëve të familjeve të luftëtarëve të rënë, ndryshimet në Ligjin për shënimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave dhe varreve të luftëtarëve të varrosur në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe jashtë vendit, si dhe të pjesëtarëve të ushtrive të huaja nga luftërat e mëparshme në territorin e Republikës së Maqedonisë, ndryshimet në Ligjin për sigurimin material të pjesëmarrësve në Luftën Nacionalçlirimtare, ndryshimet në Ligjin për të drejtat e personave të persekutuar dhe të burgosur për idetë e identitetit të popullit maqedonas dhe shtetësisë së tij dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, ndryshimet në Ligjin për të drejtat e bartësve të Memorialit Partizan 1941, të personave të dekoruar me Urdhrin e heroit të popullit dhe të luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Revolucionare Spanjolle nga viti 1936 deri në vitin 1939, të gjitha në lexim të parë.

Në rend dite të Komisionit janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, në lexim të dytë, si dhe Propozimi i ligjit për mbështetje të të pësuarve në aksidentin në diskotekën në Koçan dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, në lexim të parë.

Komisioni për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme do t’i shqyrtojë Propozimin e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimet kufitare për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanoc (Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe Preshevë (Republika e Serbisë) dhe Propozimin e ligjit për ratifikimin e Listës për ndryshime të Listës së detyrimeve specifike dhe Disiplina për rregullore vendore në shërbimet, në lexim të parë.

Në rend dite të Komisionit të kulturës dhe turizmit është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike.

Në Komisionin për financim dhe buxhet duhet të shqyrtohet Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifën doganore, në lexim të dytë.

Në Komisionin për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor do të ketë debat për amendamentet për tre ligje.

Sipas informacioneve nga ueb faqja e Kuvendit, amendamente nuk janë parashtruar për Propozimin e ligjit për komunikimet elektronike, përderisa për Propozimin e ligjit për siguri të sistemeve të rrjeteve dhe informative janë parashtruar shtatë amendamente, për Propozim ligjin për material arkivor dhe veprimtari arkivore tre amendamente, përderisa për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme janë parashtruar dy amendamente.

Mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në rend dite të të cilit janë Propozimi i ligji për të punësuarit në sektorin publik, Propozimi i ligjit për nëpunësit administrativë, në lexim të parë dhe me flamur evropian.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të mbajë dy seanca. Në rend dite të mbledhjes 22 të Komisionit janë Propozim – vendimi për emërimin e anëtarit të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, Përcaktimi i Propozimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe përcaktimi i Propozim – vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori”.

Në mbledhjen e 29-të të Komisionit, e cila do të mbahet menjëherë pas përfundimit të vazhdimit të mbledhjes së 22-të, në rend dite është Përcaktimi i propozim – vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori”. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Theo Hernandez duket se po pajtohet me ofertën saudite, kapiteni i Milanit drejt largimit
Next Article Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?