By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mblidhet nënkomiteti “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, Hoxha: Bashkëpunim i shtuar me shtetet anëtare të BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mblidhet nënkomiteti “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, Hoxha: Bashkëpunim i shtuar me shtetet anëtare të BE-së
Shqipëri

Mblidhet nënkomiteti “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, Hoxha: Bashkëpunim i shtuar me shtetet anëtare të BE-së

admin
Last updated: 11/02/2025 12:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria” mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të BE-së në kuadër të negociatave për anëtarësim.

Delegacioni i BE-së kryesohej nga Sigrid Brettel, kreu i Njësisë për Zgjerimin, në Komisionin Europian, ndërsa nga pala shqiptare, morën pjesë deputetë të Kuvendit, kreu i SPAK Altin Dumani, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, drejtuesja e BKH-së Aida Hajnaj, e zyrtarë të tjerë të lartë të agjencive ligjzbatuese në vend.

Gjatë fjalës, ministri Hoxha renditi disa nga arritjet e Ministrisë së Brendshme, në kuadër të procesit të përafrimit me acquis të BE-së, duke nënvizuar miratimin e disa ligjeve apo strukturave të reja që kanë detyrë parandalimin dhe luftën kundër krimit.

Hoxha vuri në dukje bashkëpunimin shumë të suksesshëm mes autoriteteve ligjzbatuese të Shqipërisë me ato të vendeve europiane.

“Evidentohet një bashkëpunim i shtuar me shtetet anëtare të BE-së, nëpërmjet Aplikacionit të Sigurt të Rrjetit të Shkëmbimit të Informacionit (SIENA), pjesëmarrjes aktive në Platformën Multidisiplinare Evropiane kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), apo bashkëpunimit me Agjencinë e Bashkimit Europian për Trajnimin në Zbatimin e Ligjit (CEPOL), ku vazhdon të punohet dhe pritet nënshkrimi i Marrëveshjes fillestare të Bashkëpunimit me Akademinë e Sigurisë,” theksoi Ministri i Brendshëm.

Një pikë tjetër, të cilës i kushtoi vëmendje të posaçme ishte migracioni, për të cilin ministri Hoxha tha se Shqipëria “ka një kuadër gjithëpërfshirës ligjor dhe institucional për fushën e migracionit” dhe se bashkëpunon ngushtë me partnerët europianë për kontrollin e frenimin e këtij fenomeni.

Pas ceremonisë së hapjes, nënkomiteti do të vijojë diskutimet për dy ditë përmes tryezës teknike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dëgjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, Zhupa: Secili mandat do të shqyrtohet më vete
Next Article Indeksi i korrupsionit, Shqipëria përmirësohet në renditjen e Transparency International

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?