Shkup, 11 maj – Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor e SPB Shkup kreu kontroll të intensifikuar të trafikut në kuadër të Aksionit operativ “Komunikacion i sigurt” midis orës 17:00 dhe 01:00. Gjatë kontrollit, u morën masa ndaj 92 pjesëmarrësve në komunikacion, nga të cilat 50 u shqiptuan sanksione ndaj drejtuesve të motoçikletave.
Siç informojnë nga MPB-ja, prej tyre 14 ishin për drejtim motoçiklete pa leje drejtimi, 14 sanksione për drejtim motoçiklete pa kaskë mbrojtëse, nëntë masa për drejtim motoçiklete pa provim të kaluar, katër sanksione për drejtim motoçiklete në një kategori të papërshtatshme, dy masa për kalim të semaforit të kuq me motoçikletë dhe tre sanksione për mosrespektimin e shenjës së ndalimit të dhënë nga nëpunësi policor.
“Kontrollet në kuadër të aksionit operativ do të vazhdojnë në periudhën në vijim me intensitet të shtuar. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.