By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MD: Janë formuar grupet e punës për ndryshime të Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Kodit Penal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MD: Janë formuar grupet e punës për ndryshime të Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Kodit Penal
MaqedoniTOP LAJM

MD: Janë formuar grupet e punës për ndryshime të Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Kodit Penal

admin
Last updated: 23/01/2025 14:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 janar – Ministria e Drejtësisë informoi se është duke punuar intensivisht për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Kodin Penal, duke bërë me dije se në periudhën e kaluar janë formuar grupe të punës për përgatitjen e propozim-ndryshimeve dhe se pret sa më shpejtë grupet e punës të dalin me propozim zgjidhje ligjore.

Për kryetar të grupit të punës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshill Gjyqësor është emëruar Mirjana Lazarova Trajkovska, gjykatës në Gjykatën Supreme të RMV-së.

Anëtarë të grupit të punës janë Denis Preshova, profesor i çrregullt në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” – Shkup; Aleksandra Deanoska Trendafilova, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” – Shkup; Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë; Ariton Ala, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Zoran Gerasimovski, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup; Ismeta Amet, gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative të Republikës së Maqedonisë; Ivana Petkovska, përfaqësuese e grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile; Jelena Kadriç, përfaqësuese e grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile; Aleksandra Cvetanovska, këshilltare speciale e ministrit në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë dhe Nikolina Mikeska Kostadinovska, udhëheqëse e sektorit gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë.

Për kryetar të grupit të punës për përgatitjen e propozim-ndryshimeve të Kodit Penal është emëruar D-r Aleksandara Deanoska Trendafilove, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” – Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, – Shkup.

Anëtarë të grupit të punës për ndryshime në Kodin Penal janë Cvetanka Periq, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Elvin Veli, prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Daniela Aleksovska Stojanovska, gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale Shkup; Vladimir Tufekxhiq, avokat; Zharko Haxhi-Zafirov, përfaqësues i grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile dhe Nikolla Prokopenko, këshilltar shtetëror për legjislacion penal në Ministrinë e Drejtësisë së RMV-së.

Miratimi i një ligji të ri për Këshillin Gjyqësor është i lidhur me agjendën e reformave të KE për rritjen në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të miratohet deri në qershor të këtij viti.

Paralelisht me ndryshimet në Kodin Penal, është duke u zhvilluar  edhe procedura për Kodin e ri Penal, i cili, siç njoftuan më herët nga Ministria e Drejtësisë, ka përfunduar dhe është në pritje të mendimit nga Komisioni Evropian, pas së cilës do të dorëzohet në procedurë qeveritare dhe parlamentare.

Me ndryshimet në Kodin Penal të miratuara në shtator 2023, Komisioni Evropian në Raportin e tij të vitit 2024 vlerësoi se ato dobësuan kuadrin ligjor, duke ndikuar negativisht në ndjekjen penale të korrupsionit, duke deklaruar se vendi  vitin e ardhshëm duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.

Sipas KE-së, në vitin e ardhshëm, përveç miratimit të një Kodi të ri Penal në përputhje me të drejtën e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, vendi duhet të përmirësojë dosjen e tij të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë – me hetime proaktive në kohë, profesionale dhe transparente, aktgjykime përfundimtare dhe kthimin e mjeteve, duke përfshirë konfiskimin e mjeteve kriminale, konfiskimin e bazuar në vlerë, konfiskimin e zgjeruar dhe konfiskimin nga personi i tretë. l

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia ka kryer 6984 kontrolle automjetesh për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Maqedoni
Next Article “TAV Maqedoni”: Informata të rreme për shitjen e bagazhit në emër të “Aeroportit ndërkombëtar” – Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?