Bugatti, tani i udhëhequr nga Mate Rimac, njoftoi një model të ri. Kompania thotë se vetura e re do të ketë një dizajn “plotësisht unik” të frymëzuar nga modelet ikonë Type 57 SC Atlantic, Type 41 Royale dhe Type 35, “secili prej këtyre modeleve “huazon ADN-në e tij për të krijuar një riinterpretim të pastër dhe autentik të markës Bugatti.
Javën e kaluar, Bugatti i dha fund ecurisë tetëvjeçare të Chiron me Super Sport L’Ultime, një model i veçantë. Ky model përfundimtar shënon gjithashtu fundin e motorit të famshëm W16 të markës.
Rimac zbuloi se motori punon pa një sistem induksioni të detyruar, ndryshe nga paraardhësi i tij W16 i cili përdorte katër turbochargers. Motori, shtoi ai, do të jetë një metër i gjatë, 400 mm më i gjatë se ai me katër cilindra nga Chiron.
Pavarësisht kësaj dhe integrimit të një elementi të rëndësishëm të lëvizjes elektrike, vetura do të ketë një formë të ngjashme me paraardhësin e saj, sugjeroi Rimac. /Telegrafi/