By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët

admin
Last updated: 25/05/2025 16:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 maj – Më 31 maj dhe 11 qershor, Qendra Shtetërore e Provimeve do të organizojë provimin shtetërorë për maturantët. Provimi i parë është në gjuhën amtare dhe letërsi, si një provim obligative për të gjithë nxënësit, kështu që në gjuhën maqedonase në këtë provim do të përfshihen 9.969 nxënës, në gjuhën shqipe 4.339, në gjuhën turke 292 dhe 10 nxënës në gjuhën serbe. Alsat bisedoi me disa nga maturantërt e gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup të cilët po bënin përgatitjet e fundit për këto provime.

“Mendoj që përgatitjet janë shumë të nevojshme për shkak se sado ekselent që të kesh qenë këto katër vite në gjimnaz duhet një rikujtim, një ripërsëritje. Ka detaje të cilat duhet të memorizohen, ka data, ka shkrimtarë dhe e bëjnë të pamundurën profesorët tonë që ta na përgadisin, sidomos kujdestarja ime Sadike Tahiri e cila këto katër vite ishte e mrekullueshme”, tha një maturante.

“Jeni njoftu edhe me pyetjet që kanë qenë viteve të kaluara? Përafërsisht po, bashkë me profesorët I kemi mësu, I kemi shqyrtu prej në internet, ka disa verzione nga testimet më të mëoparshme që kanë qenë, të viteve të kaluara. Mendoj të studioj teknologji ushqimore në lidhje me biologjinë dhe shkencat natyrore në universitetin “Nëna Terezë” në Shkup”, shtoi një maturant.

Paraprakisht, maturantët kaluan edhe dy provime interne në lëndët që ato kishin mundësi ti zgjedhin. Maturanti Endrit Hoxha kishte zgjedhur fizike dhe sociologji për provimet interne avarësisht që studimet nuk do ti vazhdoj në këto lëmi.

“Të ardhmen time e kam vendos për marketing dhe menaxhment, këto teste nuk janë baza e të ardhmes time, di¬çka tjetër jashtë këtyre testeve mirëpo kam pas dëshirë ta testoj vetën se çfarë kam mësuar gjatë këtyre katër viteve. I kemi pas testet e kaluara që kanë qenë, viteve të kaluara falë profesoreshave Sadike dhe Besforta, kemi arrit ti ushtrojmë të gjitha testet dhe të përgatetitemi për testine ardhës më 31 maj dhe gjatë muajit qershor”, tha një maturant.

Maturës shtetërore planifikohet t’i nënshtrohen 15 004 mijë nxënës, ndërsa edhe këtë vit interesimi më i madh është për gjuhën angleze 13 457, matematikë 1.246, gjuhë gjermane 73, 24 gjuhë frënge dhe 62 në estetikë. Në këto teste, 8.816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5.966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat e arsimit artistik. Nxënësit që nuk do të arrijnë të kalojnë me sukses provimin në afatin e qershorit, do të mund të hyjnë në afatin e gushtit. Për realizimin e maturës shtetërore janë angazhuar 2 mijë testues.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Makina e Schumacherit e vitit 2001 u shit për 15.98 milionë euro
Next Article Lavanderia e spitalit u kthye në funksion edhe pse punonjësit janë pa rroga për gati katër muaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?