By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me shfaqje të filmave të shkurtë, ekspozitë, muzikal, sonte përfundon edicioni i 12-të i “Xhifoni Maqedoni”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Me shfaqje të filmave të shkurtë, ekspozitë, muzikal, sonte përfundon edicioni i 12-të i “Xhifoni Maqedoni”
Kulturë

Me shfaqje të filmave të shkurtë, ekspozitë, muzikal, sonte përfundon edicioni i 12-të i “Xhifoni Maqedoni”

admin
Last updated: 08/10/2024 09:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Me shfaqjen e filmave të shkurtë, ekspozitë, muzikal dhe gjithçka që punuan pjesëmarrësit e fstivalit, sonte në kinemanë “Milenium” në Shkup do të ulet perdja e edicionit të 12-të të festivalit “Xhifoni Maqedoni”. Siç është paralajmëruar, në ditën e fundit të shohin edhe nga një film artistik, dhe votojnë për filmat më të mirë artistik, të shkurtë, të animuar dhe të nxënësve në secilën prej tre kategorive. Sonte gjithashtu do të kumtohen edhe emrat e nxënësve më aktivë që do të marrin çmim për pjesëmarrje në “Xhifoni Itali”.

Mysafir i festivalit dje ishte edhe regjosori Vardan Tozia, i cili e promovoi filmin e tij “M”, që ishte pjesë e programit të festivalit.

“Ky edicion i Festivalit filmik për të rinj ‘Xhifoni Maqedoni’ ishte i pasur me mysafitë, biseda interesante, ndërkaq ato u bashkuan nën emrin Konferenca Edu Cuts Talks. Rrjeti Edu Cuts i ndërlidhë festivalet filmike dhe organizatat e fokusuara në promovimin dhe implementimin e arsimit dhe mobilitetit të talentëve të rinj. Rrjeti është pjesë e projektit “Kultura dhe kreativiteti i Ballkanit Perëndimor”, projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian, qëllimi i të cilit është ta prëforcojë dialogun në Ballkanin Perëndimor, duke i nxitur sektorët kulturor dhe kreativ për ndikim të shtuar socio-ekonomik”, kumtuan nga festivali.

Në konferencën Edu Cuts Talks folën drejtori i “Xhifoni Maqedoni”, Darko Basheski dhe përfaqësues të rrjetit nga disa vende të rajonit – Sllagjana Petroviq-Varagiq nga Serbia, Mirza Qustoviq nga BeH dhe Enes Lekiqi nga Kosova.

Basheski tha se festivali ekziston për shkak të të rinjve që i duan filmat dhe dëshirojnë të rriten dhe të zhvillohen në këtë art. Të gjithë mund të përfshihen në punëtoritë apo të vijnë në “Xhifoni Maqedoni” ku mund të marrin pajisje më serioze prë të xhiruar film, potkast apo përmbajtje të tjera.

Qustoviq e theksoi anën pozitive të rrjetëzimit. Filmi është art kolektiv dhe na ndihmon të rritemi si njerëz. Ndërsa festivalet janë vend ku të rinjtë mund të njihen, të rrjetëzohen, të zhvillohen dhe të mësojnë të jenë profesionistë.

Në Prishtinë, muajin e kaluar u mbajtën dy punëtori në të cilat morën pjesë të rinj nga Maqedonia dhe nga Kosova të cilët bënin filma të shkurtë. Në punëtorinë Edu Cuts Talks për studentë “Kino Kabare” pjesëmarrësit bënë 3 filma të shkurtë. Lekiqi theksoi se në Ballkan vështirë xhirohen filma dhe prandaj bashkëproduksionet janë të domosdoshme. Në punëtorinë Creative YEES e cila u mbajt në Shkollën e tij finlandeze në Kosovë morën pjesë rreth 20 nxënës të shkollave të mesme të cilët së bashku me katër pjesëmarrës nga Shkupi gjatë ditës së pestë krijuan filma të shkurtë dhe potkaste.

Festivali “Xhifoni Maqedoni” mbështetet nga: Xhifoni Ekspiriens, Agjencia për film, Ministria e Kulturës e Italisë dhe Ambasada italiane në Shkup, British Council përmes projektit Culture and creativity for Western Balkans, RXCO me Youth Cultural Fund, Pakomak dhe të tjerë.

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj në Malin e Zi: Me rëndësi forcimi i lidhjes mes shqiptarëve në të gjitha trevat
Next Article Fasule në mënyrën braziliane: Çdo kokërr është e gatuar mirë, e zier dhe e shijshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?