By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Më shumë se 60 për qind e investitorëve të huaj me porosi të reduktuara dhe mungesa të fuqisë punëtore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Më shumë se 60 për qind e investitorëve të huaj me porosi të reduktuara dhe mungesa të fuqisë punëtore
Ekonomi

Më shumë se 60 për qind e investitorëve të huaj me porosi të reduktuara dhe mungesa të fuqisë punëtore

admin
Last updated: 14/02/2025 11:08
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Më shumë se 60 për qind e investitorëve të huaj në vend kishin një numër të reduktuar porosish dhe mungesë të fuqisë punëtore në vitin 2024 krahasuar me planet fillestare. Këtë e ka treguar anketa e investitorëve më të mëdhenj të huaj, rezultatet e së cilës i ka publikuar Këshilli i Investitorëve të Huaj, i cili funksionon në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Pengesat më të mëdha për bizneset e tyre në vitin 2024 ishin mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rritja e kostove operative.

Gjithashtu, sipas prezantimit të rezultateve nga kryetari i Këshillit, Viktor Mizo, pengesat janë burokracia dhe moskonzistenca, pasiguria ligjore dhe ndryshimet e shpeshta në rregulloret e biznesit, si dhe korrupsioni dhe problemet me gjyqësorin.

Nëse shikojmë përgjigjet në pyetjen se cilat janë arsyet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore, investitorët e huaj thonë se këto janë kryesisht mospërputhja, gjegjësisht largimi i punëtorëve nga puna menjëherë pas punësimit, pastaj interesimi i pamjaftueshëm për të punuar në industrinë e tyre, si dhe përvoja dhe njohuritë e pamjaftueshme praktike.

Sipas rezultateve të anketës, pothuajse të gjithë investitorët e mëdhenj të huaj (93 për qind) janë përgjigjur se kanë probleme me gjetjen e punëtorëve për pozitat e inxhinierëve, personelit teknik dhe operatorëve. Por nga ana tjetër, 91 për qind thanë se ishin plotësisht ose pjesërisht të kënaqur me efikasitetin e punonjësve në krahasim me lokacionet e tjera.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se në vitin 2024, pothuajse të gjithë investitorët e mëdhenj të huaj (93 përqind) rritën pagat e punonjësve. Si arsye për rritjen e pagave, 60 për qind e tyre kanë përmendur konkurrencën në tregun e punës, 58 për qind kanë përmendur inflacionin dhe rritjen e kostos së jetesës dhe 40 për qind kanë përmendur rritjen e pagës minimale.

Si rekomandime kryesore për përmirësimin e situatës së fuqisë punëtore, investitorët e huaj të mëdhenj propozojnë përmirësimin e programeve arsimore në të gjitha nivelet, uljen e punësimit në administratën publike (zbatimi i merit-sistemit), trajnimet, praktikat e detyrueshme etj. Përveç kësaj, ata propozojnë të lehtësojnë marrjen e lejeve të punës.

Anketa është kryer në mes të 24 nëntorit 2024 deri më 20 janar 2025. Në të morën pjesë investitorë nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania, Austria, Belgjika, Holanda, Zvicra, Irlanda, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Turqia, Rusia, Kina, Tajvani etj. Rreth 75 për qind e pjesëmarrësve në anketë punojnë në prodhim (pjesë automobilistike, plastikë dhe gomë, ushqim dhe pije, metalurgji, industria e duhanit, farmaci etj.) dhe 25 për qind në tregti dhe shërbime (telekomunikacion, aeroporte, banka, kompani sigurimesh, konsulencë, shërbime financiare, etj.). Kompanitë e tyre së bashku kanë mbi 40 mijë punonjës, me investime totale prej 4 miliardë eurosh, nga të cilat mbi 270 milionë euro janë investime në vitin 2024. Këto janë kryesisht kompani eksportuese me rreth 93 për qind të të ardhurave të tyre që vijnë nga eksportet.

Gjithashtu, rreth gjysma e tyre (49 për qind) janë kompani që përdorin ndihmën shtetërore dhe 36 për qind janë përballur me probleme apo vonesa në marrjen e kësaj ndihme shtetërore. Është domethënëse që pothuajse të gjithë investitorët e mëdhenj të huaj që marrin ndihmë shtetërore (90 për qind) besojnë se rregullat e ndihmës shtetërore nuk janë të qarta dhe nuk ka pasur përmirësim në këtë drejtim krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 65 për qind.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në Këshillin e investitorëve të huaj, përveç Mizos si president, janë edhe përfaqësues të Telekomit, EVN, Maqedoni, Allajans One, Makstil, Xhonson Meti, Tab Mak, Telamon, TAV Maqedoni, Zhito LLuks, Amfenoll Teknologji, Vinberger, dhe tw tjera.

Siç raporton së fundmi televizioni Telma, kompania irlandeze-amerikane “Aptiv”, e cila operon në industrinë e automobilave, largohet nga vendi dhe mbyll fabrikën e saj në ZZIT Bunarxhik, ku numëron 500 punonjës. Siç treguan ata, ata do të zhvendosin prodhimin në fabrikat e tyre në Poloni dhe Portugali.

Njëkohësisht TV Telma bëri të ditur edhe se eksportuesi më i madh në vend, britaniku “Xhonson Meti”, i cili operon edhe në industrinë e automobilave, do të reduktojë numrin e punëtorëve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Duke pasur parasysh presionet e fundit ekonomike globale në tregun e automobilave, ne po bëjmë rregullime për të ndryshuar modelet në disa prej vendndodhjeve tona për të balancuar ofertën me kërkesën në të ardhmen e afërt. Kjo, për fat të keq, do të rezultojë në një numër të kufizuar vendesh pune që do të jenë subjekt i reduktimeve,” thanë nga Xhonson Meti.

Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se “Aptiv” po largohet nga Bunarxhiku, por siç thotë ai, më shumë shqetësohet nëse Maqedonia do të ketë fuqi punëtore të mjaftueshme për investitorët e rinj që sapo kanë ardhur në vend.

You Might Also Like

Rritja e çmimeve shqetëson qytetarët

“Business leader” shpërblen titanët e ekonomisë së Maqedonisë: Edicioni i dytë i ngjarjes më prestigjioze të biznesit

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Paguhen 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit
Next Article Perinski: Kryetarët e komunave përshëndetën thirrjen e dytë publike për ndarjen e ndihmës financiare për komunat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?