Shkup, 7 maj – Më shumë reshje shiu në 24 orët e fundit ka rënë në Krushevë, 12 litra për metër katror, sipas matjeve të reshjeve të DPHM-së.
Deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, pas 24 orëve, 9 litra për metër katror janë matur në Kriva Pallankë, 7 në Manastir, 6 në Ohër, 5 në Vinicë dhe Gjurishtë, 4 litra për metër katror në Pretor, Topollçan dhe Pozharan, 3 litra në Shtip, Prilep dhe Kodrën e Diellit, 2 në Strumicë, Veles, Berovë Tetovë, Hanet e Mavrovës dhe Pozhar dhe 1 litër për metër katror reshje në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec dhe Kumanovë.
Drejtoria për Punë Hidrometereologjike për sot parashikon mot pjesërisht të vranët dhe të paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.
“Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri 28 gradë”!, bëri të ditur DPHM.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira dhe bubullima të kohëpaskohshme. Në disa pjesë të luginës, do të ketë më shumë shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për stuhi afatshkurtra me paraqitje të breshërit të izoluar. Temperatura maksimale do të arrijë 27 gradë.