By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Media irlandeze “RSVP Live”: Turistët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin më të mirë për të vizituar këtë verë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Media irlandeze “RSVP Live”: Turistët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin më të mirë për të vizituar këtë verë
Shqipëri

Media irlandeze “RSVP Live”: Turistët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin më të mirë për të vizituar këtë verë

admin
Last updated: 26/05/2025 12:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por është gjithashtu një udhëtim i gjatë dhe i kushtueshëm, shkruan Blathin de Paor në të përditshmen irlandeze “RSVP Live”.

Plazhet e pastra me rërë të bardhë dhe ujërat e kristalta tërheqin vizitorë nga e gjithë bota.

Megjithatë, udhëtimi atje përfshin fluturime të gjata dhe kosto të mëdha.

Një javë qëndrimi në një nga vilat e saj të famshme mbi ujë – gjatë pikut të sezonit mund të kushtojë 2300 euro për dy persona – pa marrë në konsideratë koston e fluturimeve.

Për fat të mirë, ekziston një alternativë shumë më afër Irlandës – Shqipëria, e cila sipas ekspertëve të udhëtimeve është e ngjashme me Maldivet.

Shqipëria, një perlë e fshehur, është ende e përballueshme dhe pa turma vizitorësh – krahasuar me destinacione të tjera të njohura.

Me plazhet e saj marramendëse dhe ujërat bruz, Riviera Shqiptare ofron një arratisje spektakolare buzë detit.

Dhe megjithëse popullariteti i saj po rritet, ajo mbetet një destinacion evropian i përballueshëm.

Qëndrimet luksoze buzë detit mund të gjenden për vetëm 23 euro nata, ndërsa ushqimi është i përballueshëm, me vakte të plota dhe pije që shpesh kushtojnë rreth 18 euro.

Shqipëria është bërë një sensacion viral në mediat sociale, me video që tregojnë ngjashmërinë e saj të habitshme me Maldivet.

Fluturimet nga Irlanda në Shqipëri janë çuditërisht të lira. Ndërsa, aktualisht nuk ka fluturime direkte nga Dublini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), disa linja ajrore ofrojnë linja me një ndalesë, duke përfshirë “Lufthansa”, nëpërmjet Mynihut ose Frankfurtit, “Brussels Airlines”, nëpërmjet Brukselit dhe “Swiss Airlines”, nëpërmjet Zyrihut.

Çmimet e udhëtimeve vajtje-ardhje mund të fillojnë nga afërsisht 142 euro.

Kohëzgjatja e fluturimit ndryshon, por zakonisht varion nga 5 orë e 20 minuta deri në mbi 8 orë, në varësi të ndalesave.

Gjithashtu, turistët mund të fluturojnë për në Korfuz, Greqi, dhe të marrin një traget për në bregdetin e Shqipërisë për rreth 18 euro në secilin drejtim.

Kjo alternativë u lejon turistëve të vizitojnë të dy destinacionet pa ndikuar në buxhetin e tyre.

Me çmimin e saj të përballueshëm të pakrahasueshëm, peizazhet spektakolare dhe popullaritetin në rritje, Shqipëria eshte një nga vendet më të mira për pushime verore për turistët irlandezë në vitin 2025.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Afrim Fidani zgjidhet Kryetar i Gjykatës Supreme
Next Article Hollywood-i “zbarkon” në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?