By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Media ndërkombëtare shkruan për artisten Donna Dafin: “Goddess” rikthen fuqinë e gruas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Media ndërkombëtare shkruan për artisten Donna Dafin: “Goddess” rikthen fuqinë e gruas
Showbizz

Media ndërkombëtare shkruan për artisten Donna Dafin: “Goddess” rikthen fuqinë e gruas

admin
Last updated: 27/08/2026 13:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Këngëtarja me origjinë shqiptare Donna Dafi vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kësaj radhe, platforma ndërkombëtare e muzikës dhe kulturës Bong Mines Entertainment i ka kushtuar një shkrim të gjerë këngës dhe videoklipit të saj më të ri, “GODDESS”.

Në artikullin me titull “Donna Dafi Reclaims Her Power With ‘GODDESS’”, media e përshkruan projektin si një ndërthurje të pop-it bashkëkohor dhe R&B-së, që përmes vokalit intim dhe produksionit elegant trajton vetëvlerësimin, zhvillimin personal dhe rikthimin e fuqisë së brendshme.

Vëmendje të veçantë media i kushton mesazhit të këngës, duke vlerësuar mënyrën se si Donna e paraqet vetëbesimin jo si diçka të përhershme, por si një forcë që ndonjëherë duhet ta rigjejmë brenda vetes.

 Foto: Donna Dafi/Instagram

“Donna Dafi e shndërron fuqizimin në diçka më njerëzore: jo në një shfaqje të përhershme vetëbesimi, por në aktin e vetëdijshëm të rikujtimit të vlerës sate sa herë që jeta të bën ta harrosh atë”, shkruan Bong Mines Entertainment.

Media ndërkombëtare ndalet edhe te ana vizuale e projektit. Donna shfaqet mes ujit, natyrës, shkëmbinjve dhe arkitekturës së vjetër, ndërsa eleganca e veshjes dhe peizazhi krijojnë një botë vizuale që lidhet me mesazhin e këngës për feminilitetin, ripërtëritjen dhe fuqinë personale.

– YouTube  youtu.be

Në shkrim vlerësohet gjithashtu mënyra se si Donna Dafi ndërthur muzikën, modën, arkitekturën dhe dizajnin, duke ndërtuar një identitet artistik që shkon përtej muzikës.

“GODDESS” është pjesë e kapitullit artistik që Donna e quan “Primadonna Era” dhe vjen pas projekteve “Primadonna”, “Touch Me Like That”, “ManGo” dhe “Trouble”.

Vëmendja e kushtuar nga Bong Mines Entertainment shënon një tjetër paraqitje të Donna Dafit në mediat ndërkombëtare dhe një tjetër hap në prezantimin e artistes me rrënjë shqiptare në skenën globale të pop-it dhe R&B-së.

You Might Also Like

Brian Hickerson i shkroi një tjetër gruaje disa muaj para vdekjes së Hayden Panettiere, zbulohen mesazhet private

Megyn Kelly kritikon Kim Kardashian dhe Kanye West për mënyrën si po rrisin vajzën e tyre

Nga jahti luksoz te avioni privat, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez largohen nga Kroacia

Gigi Hadid flet për lidhjen me Bradley Cooper: Është diçka e mrekullueshme

Miley Cyrus i jep lamtumirën e fundit Dolly Parton: Dua të jetë krenare për mua

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Megyn Kelly kritikon Kim Kardashian dhe Kanye West për mënyrën si po rrisin vajzën e tyre
Next Article Kaos i përgjithshëm në Lyon: Guendouzi provokoi përleshje masive pas kualifikimit të Fenerbahces në Ligën e Kampionëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?