By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Media zvicerane ‘Watson’: Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Media zvicerane ‘Watson’: Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër
Showbizz

Media zvicerane ‘Watson’: Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër

admin
Last updated: 10/07/2025 11:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia kantonale e Cyrihut të shtunën e kaluar ka arrestuar reperin e njohur shqiptar Noizy në Aeroportin e Cyrihut, me urdhër të Prokurorisë I për Krime të Rënda me Dhunë.

Lajmi është bërë i ditur të hënën, por autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për shkaqet e arrestimit, shkruan media zvicerane Watson.ch.

Sipas njoftimit të Prokurorisë të martën, 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, për të cilat është duke u zhvilluar një procedurë penale. Për shkak të procesit ende në zhvillim, nuk janë dhënë më shumë hollësi.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata për masat e detyrueshme që Noizy të mbahet në paraburgim, por ende nuk është marrë një vendim zyrtar. Deri në shpalljen e një gjykimi përfundimtar, reperi gëzon prezumimin e pafajësisë.

Noizy kishte planifikuar të performonte të shtunën mbrëma në klubin Rinora 4 në Rümlang, ku pritej të prezantonte albumin e tij të ri para publikut zviceran. Megjithatë, planet u ndërprenë në momentin që reperi mbërriti në Zvicër dhe u arrestua menjëherë në aeroport. Eventi u anulua dhe të gjitha njoftimet për koncertin u fshinë nga rrjetet sociale.

Noizy, një nga emrat më të njohur të muzikës urbane shqiptare, numëron afro katër milionë ndjekës në Spotify dhe mbi dy milionë ndjekës në Instagram. Ai ka qenë edhe në qendër të vëmendjes publike kur ka ndarë skenën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe pas rizgjedhjes.

Për momentin, Noizy ndodhet në paraburgim në Zvicër, dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet më tej procesi ndaj tij.

You Might Also Like

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Një teori konspirative po bën xhiro, njerëzit dyshojnë se sozia e Shakirës performoi në Kupën e Botës

Bëhet viral kërcimi i Shakirës me punonjësin e stadiumit

Videoja që i bëri të gjithë të qeshin: Një gazetar argjentinas ndërpreu transmetimin e tij ‘live’ për të bërë një foto me Shakirën

Një bashkim botësh muzikore në hapjen e Kupës së Botës, legjenda Andrea Bocelli performoi me yllin e K-Pop EJAE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë
Next Article Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?