By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje
Maqedoni

Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje

admin
Last updated: 16/04/2024 18:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 prill – Këto pamje në rrugët e kryeqytetit janë përditshmëri. Shpesh shohim foshnja e fëmijë të vegjël që keqpërdoren nga prindërit për të kërkuar lëmoshë. Një prind ndan përvojën kur kishte dashur të paraqesë një rast për maltretim të një foshnjeje dhe thotë se asnjë nga telefonat nëpër institucione që kishte rënë, nuk kishte marrë përgjigje, përveçse në Megjashi. Me çka ajo konkludon se në vendin tonë institucionet nuk veprojnë sa duhet në lidhje me paraqitjen e dhunës ndaj fëmijëve.

“Kisha një situatë para një jave dhe provova të thërras në telefon nëpër disa shërbime tona sociale, në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe të paraqes “lëmoshë”, gjegjësisht maltretim të një foshnjeje në semafora, ishte foshnje gjashtë muajshe dhe një tjetër një ose dy vjet. Më besoni se nuk hasëm në përgjigje, mbetën memec, në asnjë telefon që cingrova nuk mora përgjigje e të vetmit ishin Megjashi”, tha Valentina Krsteva – prind.

Vetëm për dy muaj vitin e kaluar në ambasadën e fëmijëve Megjashi janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje. Ndërkaq në raportin vjetor të 2023 të “Alo Bushavko” të “Megjashit” janë gjithsej 307 paraqitje për probleme me shëndetin mendor, lëndime dhe marrëdhëniet familjare.

“Në 2023 kemi pasur 307 paraqitje me të cilët kemi bërë 619 telefonata, numri total i fëmijëve është 379, prej të cilëve 117 janë meshkuj, 107 janë femra dhe për 156 nuk e dimë gjininë”, theksoi Klementina Dobrevska – koordinatore e telefonit SOS.

Dragi Zmijanac, kryetar i Megjashit bën apel deri tek institucionet kompetente për intervenim serioz, sepse siç thotë shëndeti mendor është rrënuar dukshëm te fëmijët viteve të fundit e këtë e tregojnë raportet e ambasadës.

“Vlerësojmë se MASh dhe Ministria e Shëndetësisë duhet ta marrin seriozisht mesazhin nga Ambasada e parë e fëmijëve dhe “Alo Bushavko” që punon 30 vite dhe është i qasshëm 24 orë, të angazhohen dhe me përkrahjen tonë dhe të Odës së psikologëve të bëjnë protokoll, udhëzues, doracak se si shërbimet profesionale, arsimtarët dhe psikologët në kopshte etj., që të veprojnë si duhet dhe të mos vjen deri te marrja e jetës nga pakujdesia e institucioneve”, theksoi Dragi Zmijanac – kryetar i ambasadës së parë të fëmijë “Megjashi”.

Sipas grupmoshës, shumica e raportimeve kanë të bëjnë me fëmijët e moshës 13 deri në 15 vjeç, pastaj 10 deri në 12 vjeç dhe në vendin e tretë për nga numri i raportimeve janë fëmijët e moshës 7 deri në 9 vjeç.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pendarovski: Asnjë partner strategjik nuk mbështet politikat VMRO-DPMNE-së
Next Article Siljanovska Davkovka: Në pozitat shtetërore të vijnë njerëz me përgjegjësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?