By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mehani: 42 ditë nga sulmi, ende pa informacion për prokurorin e rastit dhe pa të dhëna për hetimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Mehani: 42 ditë nga sulmi, ende pa informacion për prokurorin e rastit dhe pa të dhëna për hetimet
Kosovë

Mehani: 42 ditë nga sulmi, ende pa informacion për prokurorin e rastit dhe pa të dhëna për hetimet

admin
Last updated: 24/06/2026 11:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj dhe asamblisti komunal, Hysni Mehani, ka deklaruar se kanë kaluar 42 ditë nga sulmi ndaj tij, ndërsa, sipas tij, ende nuk ka informacione zyrtare për prokurorin e rastit apo për ecurinë e hetimeve.

Në një postim publik, Mehani tha se përveç deklaratës së dhënë menjëherë pas ngjarjes para Policisë dhe dorëzimit të një raporti mjekësor, nuk ka pasur zhvillime të tjera në lidhje me rastin.

“As tash kur po e shkruaj këtë postim nuk e di kush është prokuror a prokurore e rastit! Përveç ditës kur ka ndodhur rasti që kam dhënë një deklaratë te disa policë dhe një thirrje telefonike pas disa ditëve për të dorëzuar raportin e mjekut dhe atë nëse dua; asgjë tjetër!”, ka shkruar Mehani.

Ai po ashtu pretendon se nuk ka informacione zyrtare për personat e përfshirë në sulm dhe për ecurinë e procedurave ligjore.

“As tash kur po e shkruaj këtë postim, nuk e di kush janë personat që më kanë sulmuar”, ka deklaruar ai, duke shtuar se sipas informacioneve të tij, njëri prej të dyshuarve për sulmin është i përfshirë më herët në vepra penale.

Mehani ka pretenduar gjithashtu se një nga personat e përfshirë në rast është identifikuar nga ai si “iniciues i sulmit”, duke përmendur edhe pretendime për të kaluarën e tij penale, përfshirë një dënim për vrasje.

“Imagjinojeni, një ish i dënuar për vrasje del dhe e sulmon një qytetar… dhe prokurori a prokurore e rastit e liron në procedurë të rregullt dhe deri më sot nuk di për ndonjë masë të marrë”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit të tij, Mehani ka theksuar se nuk do të ndryshojë qëndrimet e tij pavarësisht ngjarjes, duke shtuar se pret ende sqarime nga institucionet e drejtësisë.

“Prokuror a prokurore, kjo është çështja që po pres ta di”, ka përfunduar ai.

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Institucionet të hetojnë skandalin me kompaninë bullgare të Janushevit
Next Article Anketa e Eurostatit: Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë, Londra ndër kryeqytetet më të shtrenjta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?