Meksika po përgatit një padi të mundshme kundër Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës.
Google ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin Amerikan, për përdoruesit e Maps në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.
Përdoruesit në Meksikë ende e shohin emrin Gjiri i Meksikës, ndërsa të gjithë ata jashtë këtyre dy vendeve i shohin të dy emrat, transmeton Telegrafi.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, vuri në dukje të hënën se vendi do të kërkojë drejtësi në gjykatë nëse Google nuk i kthen këto ndryshime në gjendjen e tyre origjinale.
Google e mbrojti vendimin e saj për ndryshimin e emrit me qëndrimin se thjesht po ndjek një politikë të kahershme të ndryshimit të hartave, pa asnjë përkatësi politike, dhe kjo vlen për të gjitha rajonet.