By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Memli Krasniqi në 26 vjetorin e PDK-së: PDK është ide për shtet, dinjitet dhe të ardhme – kjo është festa jonë e fundit pa themeluesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Memli Krasniqi në 26 vjetorin e PDK-së: PDK është ide për shtet, dinjitet dhe të ardhme – kjo është festa jonë e fundit pa themeluesit
Kosovë

Memli Krasniqi në 26 vjetorin e PDK-së: PDK është ide për shtet, dinjitet dhe të ardhme – kjo është festa jonë e fundit pa themeluesit

admin
Last updated: 10/10/2025 10:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një videoadresim me rastin e 26-vjetorit të themelimit të PDK-së, ku ka shprehur mirënjohje, krenari dhe besim të plotë në të ardhmen e partisë dhe të Kosovës.

“Të dashur anëtarë, aktivistë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës, sot, në 26-vjetorin e themelimit të PDK-së, partisë sonë, partisë suaj, po ju drejtohem me mirënjohje të thellë dhe me shumë krenari. Urime të gjithëve!”, tha Krasniqi në fillim të mesazhit të tij.

Ai theksoi se PDK-ja është partia që “lindi nga idealet më të larta të lirisë dhe u bë shtylla kryesore e shtetndërtimit të Kosovës”, duke e cilësuar këtë përvjetor si “ditë reflektimi dhe krenarie” për rrugën dhe kontributin e gjeneratave që e ngritën partinë në themelet e shtetit të lirë.

Krasniqi përmendi edhe themeluesit e partisë që aktualisht ndodhen në Hagë, duke shprehur bindjen se shumë shpejt do të rikthehen në Kosovë.

“Edhe këtë herë festa jonë nuk është e plotë, sepse themeluesit tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ende nuk janë mes nesh. Por jemi të fortë, me besim të plotë, sepse e ndjejmë: kjo do të jetë festa e fundit pa ta, sepse vetëm pak muaj na ndajnë nga fitorja e drejtësisë.”

Në videomesazh, kryetari i PDK-së bëri edhe një thirrje për mobilizim të plotë në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

“Jemi vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale. Ky është momenti që të bëhemi bashkë, më shumë se kurrë, për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 191, në më së shumti komuna në të gjithë vendin. Sepse qytetarët e kanë kuptuar se vetëm fitorja e PDK-së nënkupton fitore për ta dhe familjet e tyre.”

Krasniqi theksoi se pas këtyre zgjedhjeve, PDK-ja do të jetë gati të marrë përgjegjësinë edhe në nivel nacional për t’i dhënë drejtim të ri Kosovës.

“Pas këtyre zgjedhjeve, si Parti Demokratike e Kosovës, do t’i japim sërish drejtim vendit tonë. Sepse kjo është PDK – gjithmonë aty për Kosovën dhe për ta ngritur atë në lartësitë që i meriton.”

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në fund, Memli Krasniqi e përmbylli mesazhin e tij me një thirrje për krenari dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj vendit:

“Në këto 26 vite, PDK ka dëshmuar se është më shumë se një parti politike. Është një ide për shtet, për dinjitet qytetar dhe për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Ndjehuni krenarë, sepse gjithmonë e kemi vendosur Kosovën të parën. Ky ka qenë dhe mbetet misioni ynë i përjetshëm. Urime 26-vjetori i Partisë Demokratike të Kosovës!”

You Might Also Like

Nis festa në Han të Elezit, PDK thotë se ka fituar “baci”

Kurti falënderon votuesit: LVV mori mbështetje nëpër komuna

​Rezultatet e para, Sami Lushtaku mbi 80 përqind

Pretendohet se audio-incizimi i Fatmir Shehollit përfshin deputeten Duda Balje dhe Amir Rrustemoviq

Rashiq do të dorëhiqet nga pozita e ministrit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kërkohet paraburgim për Fatmir Shehollin, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh
Next Article Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?