By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Menaxhoni stresin në punë me këto teknika
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Menaxhoni stresin në punë me këto teknika
Shëndetësi

Menaxhoni stresin në punë me këto teknika

admin
Last updated: 06/10/2025 09:35
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shëndeti – Ngarkesa e madhe në punë sjell shumë stres dhe ndikon psiqikisht dhe fizikisht te ne. Kur angazhohemi tej normales, kemi nevojë që të menaxhojmë saktësisht kohën, në mënyrë që produktiviteti të jetë po i njëjti. Ja disa këshilla që mund të përdoren, në mënyrë që ta kaloni me sukses këtë periudhë

Ne të gjithë kemi momente të ngarkuara në punë, kur ka aq shumë për të bërë sa të kap një ndjesi stresuese, sepse ka afate për t’u respektuar.

Gjithsesi ka disa teknika që mund të përdoren për të luftuar ngarkesën e madhe të punës. Më poshtë janë disa këshilla që mund të përdoren, në mënyrë që ta kaloni me sukses një periudhë stresuese dhe që ju ndihmojnë të bëni një jetë më të balancuar në punë.

Planifikoni një pushim

Nëse punoni në atë lloj industrie ku mund të parashikoni një periudhë të ngarkuar, atëherë është mirë që të planifikoni një kohë të caktuar për të bërë pushim. Mirë do të ishte që të qetësoheshit si para ashtu edhe pas ngarkesës së madhe të punës.

Disa ditë para se të përvishni mëngët, ky pushim do t’iu ndihmojë që ta keni mendjen e qartë, të jeni i freskët dhe të bëni një punë më efektive.

Mos harroni të bëni ndërprerje të shkurtra edhe gjatë orarit të punës gjithashtu. Edhe pesë minuta pushim kur shkoni në tualet apo pini diçka, ju ndihmojnë të kthjelloheni. Për më tepër, mos e hani drekën në tavolinën e punës. Largohuni nga aty, pasi ndikon psikologjikisht.

Thjeshtojeni jetën

Kur jeni në kulmin e punës, gjëja e fundit që do të donit është të mos ju shqetësonin. Janë disa punë që duhen bërë në shtëpi apo nisja e një projekti personal.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Krijojini vetes mundësinë që të jeni totalisht i përqëndruar në punë, duke e thjeshtuar jetën.

Mund të punësoni persona të tjerë të bëjnë ndonjë punë të rëndë ose mund t’u kërkoni miqve që t’ju japin një dorë gjatë kësaj kohe.

Për më tepër limitoni kohën që kaloni para ekranit. Ndërsa disa aktivitete online ju ndihmojnë që të ulni stresin, teknologjia është e lidhur me një nivel të lartë stresi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Lëvizni

Edhe pse ju do të donit që të ndërprisnit disa aktivitete në jetën tuaj, aktiviteti fizik nuk duhet që të jetë një nga ato. Ushtrimet fizike mund të ulin stresin dhe të përmirësojnë aktivitetin tuaj. Për fat të keq, është një nga proceset që braktiset kur puna shtohet.

Nëse është e vështirë për të gjetur kohë për palestër, atëherë ka disa alternativa. Pikë së pari mund të bëni një shëtitje gjatë pushimit të drekës ose mund të shkoni në këmbë apo me biçikletë në punë. Por mos harroni se ka disa ushtrime të krijuara specifikisht për t’u bërë, ndërsa ju jeni përpara tavolinës së punës.

Kujdesuni për trupin

Përveç ushtrimeve, ju duhet t’u kushtoni vëmendje të madhe aspekteve të tjera të trupit dhe shëndetit tuaj. Nëse nuk kujdeseni sa duhet, atëherë do të keni pasoja në vazhdim.

Duhet që të bëni zgjedhjet e duhura në ushqimet që hani. Me vakte të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës, do ta mbani në nivelin e duhur sheqerin në gjak dhe do të jeni i përqendruar dhe plot energji. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni nervozizmin.

Mos harroni që të flini gjumë aq sa duhet gjatë natës. Kur trupi juaj pushon, produktiviteti do të jetë më i madh.

Gjeni kohën e përshtatshme

Disa njerëz janë më produktivë gjatë orëve të para të mëngjesit. Kurse disa të tjerë bëjnë gjëra të bukura gjatë orëve të vona të natës. Gjeni kohën kur jeni më shumë produktiv dhe punoni gjatë këtyre orëve nëse përgjegjësi juaj është dakord me këtë gjë.

Gjeni kohë për veten

Edhe pse mund të jenë pak minuta, është mirë që të lini pak kohë mënjanë për një aktivitet që ju pëlqen ta bëni. Mund të lexoni një libër, të bëni një dush, të luani një lojë në celularin tuaj ose të shijoni një seancë joge. Ideja është të largoni stresin, që të jeni i freskët kur të rinisni punën.

Mos e teproni me punën

Është normale që ndonjëherë të bëni punë më tepër. Por nuk është mirë që të merrni më tepër ngarkesë, kur keni shumë punë për të bërë. Kur detyroheni të punoni 56 orë në javë, produktiviteti juaj bie. Kërkimet tregojnë që edhe nëse punoni 56 orë në javë apo edhe nëse punoni 70, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, sepse produktiviteti është i njëjtë. Pra, nëse planifikoni të punoni 70 orë në javë, 14 orë po i çoni dëm.

Reflektoni për sezonin tuaj të ngarkuar

Kur sezoni juaj i ngarkuar mbaron, edhe pse mund të jenë pak minuta, prapë kushtojini pak kohë gjithë procedurës dhe analizoni çfarë shkoi e mirë e çfarë nuk ju pëlqeu. Në këtë mënyrë do të nxirrni problemet dhe herës tjetër do të dini si t’i menaxhoni më mirë.

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Si të paraqiteni me vetëbesim në një intervistë pune
Next Article Gabimet që i bëni gjatë punësimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?