By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Merz: Marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave “Tomahawk”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Merz: Marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave “Tomahawk”
Bota

Merz: Marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave “Tomahawk”

admin
Last updated: 09/07/2026 11:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 9 korrik Zhurnal.mk – Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi sot se Gjermania ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerjen e raketave me rreze të mesme veprimi “Tomahawk”, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes së vendit.

Duke folur në parlamentin gjerman, kancelari Merz tha se marrëveshja u arrit gjatë samitit të NATO në Ankara, i mbajtur të martën dhe të mërkurën e kësaj jave.

“Po mbyllim një boshllëk të rëndësishëm strategjik në mbrojtjen tonë”, deklaroi ai.

Marrëveshja vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte refuzuar më herët planin e miratuar në vitin 2024 nga paraardhësi i tij, Joe Biden, për vendosjen e raketave “Tomahawk” në territorin gjerman deri në vitin 2026.

Pas këtij vendimi, Berlini ndryshoi qasjen dhe nisi negociata me Uashingtonin për t’i blerë raketat në vend që ato të dislokoheshin nga ushtria amerikane.

Sipas Merz, këto bisedime kanë përfunduar me sukses.

Raketat “Tomahawk” kanë një rreze veprimi deri në 2 500 kilometra dhe përdoren për goditje precize ndaj objektivave tokësore në distanca të gjata.

Blerja e tyre pritet të rrisë ndjeshëm aftësitë parandaluese dhe mbrojtëse të Gjermanisë në kuadër të strategjisë së saj dhe të aleancës së NATO-s.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump: Tërheqja e trupave amerikane nga Evropa varet nga marrëveshja për Groenlandën
Next Article Hyn në fuqi rregullorja e re për cilësinë e karburanteve të lëngshme në Maqedoninë e Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?