By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mes dramës dhe komedisë, profili i aktorit Avni Shkodra
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Mes dramës dhe komedisë, profili i aktorit Avni Shkodra
Kulturë

Mes dramës dhe komedisë, profili i aktorit Avni Shkodra

admin
Last updated: 08/10/2024 08:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Avni Shkodra është një aktor i njohur kosovar, i cili ka arritur të krijojë një profil të rëndësishëm duke spikatur me mënyrën se si arrin të balancojë dramën dhe komedinë.

Është i njohur për aftësitë e tij në interpretimin e personazheve të ndryshme, duke shfaqur një gamë të gjerë emocionesh dhe stilesh.

Ka një karrierë të pasur dhe të larmishme në Teatrin e Gjilanit, ku ka interpretuar një sërë rolesh që variojnë nga dramat e thella dhe emocionale deri te komeditë e lehta dhe argëtuese.

Ai për Telegrafin shpalos aktivitetet e tija dhe të institucioneve kulturore në të cilat bënë pjesë.

‘’Teatri i Gjilanit aktualisht ka program për krejt gjeneratat. I prodhojmë tre deri në katër premiera brenda vitit. Mandej ofrojmë edhe shfaqje për fëmijë – ku nga këto premiera, njëra prej tyre është për fëmijë. Ndërsa te programi për adoleshentë e kemi Festivalin e Teatrove të Shkollave të Mesme. Shtylla e katërt është promovimi i Dramës Shqipe, përmes Talias së Flakës, në kuadër të manifestimit FLAKA E JANARIT. Së fundmi, teatri jonë e ka fitu çmimin kryesor me shfaqjen ‘a.y.l.a.n.’ në festivalin ndërkombëtar ‘Kontrapunkt’ në Szczecin të  Polonisë”.

Avni Shkodra gjithashtu ka kontribuar në iniciativa të ndryshme kulturore, duke bashkë-themeluar organizatën ‘’Varg e Vi’’.

‘’Ideja fillestare ka qenë me e kriju një organizatë që bënë art pa u kufizu në hapësirë, medium artistik dhe në temë. Kemi qejf që aktivitetet me qenë mobile dhe risi nga njëra-tjetra, si për shembull: në Spitalin Rajonal të Gjilanit, fshatin Stanishor, Kalajën e Pogragjës, Pazarin e Gjilanit, shfaqje teatrore në ambient të hapur në Basel të Zvicrës, etj. Aktualisht jemi duke u përgatit për një projekt të cilin e kemi më 12 tetor në Stokholm të Suedisë, përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku do prezantohemi me Stand Up Comedy, ekspozitë të fotografive, pikturave dhe promovim me shpërndarje të librit”, u shpreh ai.

Përveç angazhimit të tij në skenë si aktor, pasion ka dhe shkrimin e dramave, duke zgjeruar ndikimin e tij në artin shqiptar.

‘’Pos veprimtarisë sime si aktor, pasion e kam dhe shkrimin e dramave. Deri tani i kam shkruar disa drama, ku dy prej tyre janë inskenu ‘I vetëm në banesë’, është inskenuar prej Teatrit të Gjilanit – shfaqje e cila është njëra prej më të reprizuarave në historinë e pasluftës. Tash e kemi shfaqjen ‘E vërteta’, e cila e ka kaluar me repriza shfaqjen paraprake…”, tha ai.

Në ‘’Stand Up Comedy’’, aktori Shkodra përdor humorin për të sjellë lehtësim dhe kënaqësi, duke krijuar situata që bëjnë të qeshin publikun.

- Advertisement -
Ad imageAd image

‘’Me stand-up komedi kom fillu me u marrë prej vitit 2011, ku kam performu thuajse në krejt komunat e Kosovës, shumicën e qyteteve kryesore në Maqedoni, në disa prezantime edhe në Shqipëri e Luginë të Preshevës. Ka dy vite që Ministria e Kulturës dhe ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ndajnë fonde për prezantim të teatrit dhe të kulturës jashtë Kosovës.

Vitin e kaluar dhe para dy vitesh, isha në Stamboll dhe në Cyrih me stand-up komedi. Kurse këtë vit do jem prezent më 12 tetor në Stokholm, më 19 tetor në Cyrih – ku do paraqitem me tekst premierë. Stand Up Festivali në Cyrih ka dy vite që mbahet, ky do jetë edicioni i tretë. Ndërsa me 30 nëntor jam me Stand Up komedi në Këln të Gjermanisë”.

Shkodra është një shembull i një aktori që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme duke u përkushtuar ndaj pasionit të tij për aktrimin dhe artin. /EnisRushiti/

You Might Also Like

“Rrëfime nostalgjike”, mbrëmje përkujtimore kushtuar Dritëro Agollit në COD

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Parashikimi i motit në Shqipëri
Next Article Kurti së bashku me ministrat Krasniqi e Murati takohen sot me kryeartët e komunave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?